Një sherr i madh ka ndodhur në “Hell’s kitchen”. Shef Renato po kontrollonte picat e përgatitura nga Sokoli dhe Ledjoni dhe i tha se ato ishin të papjekura.
Renato: Picë e papjekur? E kontrollove? E kontrollove picën?
“Picë e papjekur”, tha Renato dhe e hodhi në dysheme.
Sokoli u nevrikos, gjuajti me shkelm dhe u largua duke sharë.
“Zhduku nga kuzhina, zhduku mos të shikoj fare, dil përjashta”, i bërtiti Renato.
“Nuk ishte e papjekur, e pranoj që brumi ishte pak i trashë, por nuk ishte e papjekur”, tha Sokoli.