Plani për rifillimin në shtator, FSHF mbledh klubet e Kategorisë Superiore edhe...

Plani për rifillimin në shtator, FSHF mbledh klubet e Kategorisë Superiore edhe për tifozët

382
0

Mbyllja e sezonit futbollistik dhe plani për të rifilluar shumë shpejt të riun, do të mbledhe nesër klubet e Kategorisë Superiore dhe drejtuesit e FSHF-së dhe Ligës Porfesionsite. Një takim për të bërë bilancin e edicionit që u mbyll, por sidomos për të detajuar rifllimin e sezonit tjetër ku do të ketë disa ndryshe të rëndësishme.

FSHF ka bërë gati një plan për rifillimin e Superiores më 12 shtator, një opsion të cilin do ta shpjegojë para klubeve para se të bëjë publik vendimn e saj dhe të fillojë të hartojë kalendarët për sezonin e ri.

Njëkohësisht, klubeve do t’u shpjegohen edhe ndryshimet që janë parashikuar në rregulloret e licencimeve për t’i përshtatur me kërkesat e UEFA-s dhe FIFA-s për rregullimin e bilanceve financiare. Kështu, do të ketë më pak tolerancë ndaj klubeve që kanë detyrime ndaj palëve të treta dhe nuk përjashtohet mundësia e moslicencimit të tyre. Një ide në teori, pasi në praktikë FSHF ka hezituar gjithmonë ta bëjë një gjë të tillë edhe me klube të mbytura në borxhe.

Njëkohësisht, FSHF kërkon që klubet bashkë me të, të bëjnë një kërkesë të përbashkët që sezoni i ri futbollistik të nisë me praninë e tifozëve në stadium, në numër të kufizuar siç po ndodh në vende të tjera të Europës.