“Pjesë e historisë”, Roberto Mancini i rikthehet titullit, ja pse shpërtheva në...

“Pjesë e historisë”, Roberto Mancini i rikthehet titullit, ja pse shpërtheva në lot

451
0

Pas më shumë se një javë nga triumfi në Wembley, Roberto Mancini rikthehet të flasë për emocionet e forta që i dhurojë titulli i fituar në “Euro2020”: “Jemi të gjithë shumë të lumtur sepse i dhamë jetë një gjeje të jashtëzakonshme.

Italia do të qëndrojë në librat e historisë. Ndihem mirë si kampion evrope, është një ndjesi shumë e bukur, jam absolutisht shumë i lumtur, në veçanti jam i lumtur për të gjithë italianët në të gjithë botën”, u shpreh Roberto Mancini për “Sport1” duke shtuar:

“Festuam, por gjithçka ndodhi aq shpejt sa më kaloi përpara syve si një film. Nuk kishim përgatitur asgjë por u mirëpritëm nga shumë persona në rrugët e Romës, ishte thjeshtë shumë e bukur, një moment që ende e përjetoj”, u shpreh Mancini duke u rikthyer edhe një herë tek finalja e Wembley, tek penalltia e fundit që Donnarumma i priti Saka:

 

“Isha aq shumë i emocionuar në ato momente sa më shpërthyen lotët. Kanë qenë 50 ditë të mbushua plot me emocione, për këtë arsye qava, sepse në ato momente u zhduk i gjithë tensioni. Një fitore kaq e madhe të bën akoma më shumë emotiv”, u shpreh Roberto Mancini.