Pesë shenja që personaliteti juaj i fortë i “tremb” njerëzit

Pesë shenja që personaliteti juaj i fortë i “tremb” njerëzit

1123
0

Llojet e fortë ose “kërcënues” të personalitetit kanë një pikëpamje të veçantë në lidhje me botën. Shpesh, vështirësitë ose pengesat që na është dashur të kapërcejmë, kanë formuar personalitetin dhe karakterin. Ndonjëherë shfaqemi si të pasjellshëm ose të pagdhendur, por në të vërtetë është vetëm mendësia e tyre e pavarur që shpie njerëzit në rrugën e gabuar herë pas here. Shumë prej nesh nuk e kuptojmë se sa të fortë jemi saktësisht, deri sa ne jemi në një situatë që na lë pa zgjidhje tjetër, përvec se të jemi të fortë.

 

Një lloj personaliteti i fortë, apo “kërcënues”, mund të nënkuptojë diçka të ndryshme për gjithësecilin. Por ka disa tipare dhe karakteristika që duket të jetë e natyrshme tek të gjithë. Ja janë pesë mënyra për të treguar nëse ju keni një personalitet që i “tremb” të tjerët:

 

Ju mërziteni me bisedat e rëndomta

 

Bashkëbisedimet intelektuale mund të jenë të vështirë për t’u realizuar, por tipat me personalitet të fortë preferojnë më mirë këto lloje, se sa bisedat e kota, që njerëzit bëjnë shpesh në takime sociale. Ata mirëpresin njerëz që janë kureshtarë intelektualisht, dhe që dëshirojnë të diskutojnë për gjëra që vlejnë. Pjesa “trembëse” e kësaj, është se këta njerëz nuk kanë frikë të ta thonë këtë gjë. Sidomos kur vjen fjala për të kryer një punë; ata thjeshtë nuk kanë kohë për asgjë tjetër, përvec thelbit.

 

Ju nuk duroni dot sjelljet dhe qasjet injorante

 

Ndërkohë që ky është një lloj përgjithësimi, shumica e njerëzve me vullnet të fortë janë shumë të arsimuar, qoftë nga një institucion i njohur, qoftë thjeshtë përmes viteve të hulumtimit që ata kanë kryer vetë. Ata kanë shpenzuar kohë dhe përpjekje për të mësuar dhe kuptuar sa më shumë vende të botës të jetë e mundur, diçka që kërkon një mendje të hapur. Pra, kur të tjerët janë me dashje të paditur, artificialë ose gjykues, tipat me personalitet të fortë nuk do t’i tolerojnë ata.

 

 

 

Ju krijoni shanse, atje ku nuk ka asnjë

 

“Duket sikur, sa më shumë punoj, aq më me fat jam”. Ky citat përshkruan aftësinë e një lloji të fortë të personalitetit, për të krijuar mundësi për veten e tyre, pa ndihmën e të tjerëve. Etika e tyre e përkushtuar e punës krijon mundësi, dhe guximi i tyre i motivon ata për të përfituar prej saj. Dhe ata nuk ndjejnë keqardhje, për këdo që ndihet i fyer nga aftësia e tyre për të patur sukses.

 

Jeni shumë të painteresuar për vëmendjen e të tjerëve

 

Ndërkohë që karakteristikat e llojeve të fortë dhe “trembës” të personalitetit shpesh ftojnë vëmendjen (qoftë pozitive, apo negative), ata me të vërtetë nuk duan t’ia dijnë për të. Për më tepër, ata nuk janë gati që të braktisin rrugën e tyre, për ta kërkuar vëmendjen. Ata preferojnë të fokusohen në punën e tyre, duke u siguruar se çdo gjë që ka nevojë të bëhet, duhet bërë, dhe duhet bërë mirë.

 

Jeni të painteresuar në justifikime

 

Për shkak se tipat e fortë të personalitetit kanë një etikë pune të vendosur, ata e dinë shumë mirë se gjërat nganjëherë nuk shkojnë siç është planifikuar. Por a nxjerrin ata justifikime? Jo. Ata analizojnë pengesat para tyre, gjejnë një mënyrë për t’i kapërcyer, dhe shtyjnë përpara me punën e tyre. Kjo është arsyeja pse ata kanë absolutisht zero kohë për këdo që është i prirur për t’u ankuar, ose qaravitur pa patur arsye. / Bota.al