
Për këdo që nuk e di, Edi Rama është i shenjës së Gaforres (lindur më 4 korrik 1964). Për çdo herë e më shumë bindemi se kryeministri është tipiku i shenjës së tij.
Ndalemi fillimisht te veçoritë fizike. Kush më mirë se sytë e dallojnë që së largu një Gaforre.
Sy të ëmbël, a thua të përgjumur dhe një shprehi ëndërrimtare. Janë të pozicionuar larg njëri- tjetrit dhe gëzojnë një vështrim karakteristik.
Vetullat krijojnë një vrenjtje të përhershme, çka bie ndesh me ngrohtësinë e syve. Nofulla e poshtme është më e theksuar dhe kjo vihet re veçanërisht gjatë komunikimit, ku dhëmbët e poshtëm bien tepër në sy dhe gjatë pauzave goja qëndron gjysmë e hapur.
Zhvendosemi te linjat trupore. Gjymtyrët e gjata janë karakteristike për këtë shenjë të zodiakut. Rama është plot 202 centimetra. Po kështu dallohet për shpatullat e mëdha dhe kockëgjerësi tipike.
Siç përgjithësisht ndodh me Gaforret, kur kryeministri shton në peshë, kilet e tepërta pozicionohen në pjesën e fundme të barkut.
Nuk mund të shkruanim këtë artikull dhe të linim pas mimikat e fytyrës. Njerëzit hënorë mbartin një larmishmëri mimikash, falë tipareve shprehëse. Kjo lidhet edhe me ndjeshmërinë. Çdo emocion i ndjerë, pasqyrohet menjëherë:
Marrëdhënia me nënën: Vetëm një Gaforre do ta kuptonte raportin e Edi Ramës me nënën.
Shumë mund të mendojnë se e gjitha bëhet për hir të audiencës, por kur çojmë ndërmend faktin se qeveritari është Gaforre arrijmë ta perceptojmë lehtësisht raportin e tij realisht të ngushtë me Anetën.
Nëna është për të, si për çdo Gaforre të mundshme, tempulli i shpëtimit, strehimit shpirtëror dhe paqes.
Le të zhvendosemi në aspektin gaforresk të Ramës, si lider. Kërkon të vërë në vend e të sistemojë gjithçka, kujtoni këtu rregullimin e shesheve ( për shembull shëtitorja Lungomare, Vlore). Kjo tendencë lidhet edhe faktin që Gaforret i prin një dëshirë e brendshme për të ndryshuar vendet në të cilën kalojnë një pjesë të mirë të ditës a jetës.
Përse Edi Rama është kaq Gaforre!
Besojmë e keni parasysh për çfarë po flasim. Me ardhjen e Ramës, Tirana, kryeministria, selia e Ps- së apo Ministria e Kulturës nuk qenë më të njejtat. Një Gaforre e lë gjithmonë gjurmën e saj.
Ku ka Gaforre ka një rreth të ngushtë shoqëror. Sidoqoftë, kudo shkoftë Rama ka grupin e tij të besueshëm. Endri Fuga është njëri prej tyre.
Vazhdimisht qarkullojnë foto të Ramës përkrah të birit, Zahos. Luan futboll, pikturon me të, i flet i përkushtohet gjithë kohës dhe s’është çudi! Shenjë më familjare s’besojmë se ka.
Përpos shijes së këndshme në të veshur dhe ndjeshmërisë së lartë ndaj arteve e kështu ndaj të bukurës, Rama tërhoqi vëmendjen e masës falë lojërave të fjalëve, batutave pikante dhe humorit. Edhe për këto, lideri duhet të falenderojë shenjën hënore të zodiakut.
Por jo gjithmonë ama! Shpesh liderët e shenjës së Gaforres rrezikojnë të shndërrohen në arrogantë, kjo për shkak të irritimit, impulsivitetit dhe reagimit të menjëhershëm.
Kështu siç jemi përqëndrohemi pak te diskutimet dhe debatet publike të Ramës. E meta e Gaforres: kur ndjen se je superiore ndaj palës që ke përballë fuqizohesh me aftësi të jashtëzakonshme artikuluese, në të kundërt, kur e di se bashkëbiseduesi yt është i mirëinformuar ngarkohesh emocionalisht dhe ehhh… s’është dalja më e mirë publike.
Nëse ka diçka për të cilën Gaforret paragjykohen sistematikisht është moskokëçarja e rreme. Rama duket kaq “menefrego” por thellë thellë ne e dimë që atij i plas dhe i plas shumë madje. Ja shihni këtë foton këtu:
Duket kaq rehat, a thua se ka përballë një mik të vjetër kur ndërkohë një Zot e di sa në siklet duhet të ketë qenë.
Nëse u referohemi veçorive të Gaforres, nuk duhet të lëmë pa përmendur mungesën e përqëndrimit dhe vështirësinë për të qëndruar ulur në një vend, për shumë gjatë.
Pafund mimika dhe lëvizje gjatë një seance të vetme! Nisur nga karakteristikat e përgjithshme të Gaforreve, kur janë në pozicione udhëheqëse ndodh që njerëzit të ushqejnë një lloj admirimi ndaj tij.
Kur e mendon, diçka e kësaj natyre ka ndodhur edhe me vetë Ramën dhe jo për faktin që thjesht është sot në pushtet. Edhe ata të cilët nuk përkrahin idealet dhe qeverisjen e tij, bien dakord se atletet me kostum, ngjyrosja e Tiranës apo batutat e bëjnë atë një qenie interesante.