Përndiqte Luanën, ky është i riu nga Gjakova që u arrestua sot...

Përndiqte Luanën, ky është i riu nga Gjakova që u arrestua sot në Tiranë. Mesazhi kërcënues i 29-vjeçarit: Kush bashkëpunon me motrat Vjollca, ka për të pasur…

494
0

Personi që shihni në foto është i riu nga Gjakova, i cili u arrestua nën akuzën e përndjekjes së moderatores së njohur Luana Vjollca. Teksa gazetarja Dorjana Bezat konfirmoi se bëhej fjalë për 29-vjeçarin Ajdin Morina, “BalkanWeb” ka siguruar fotot dhe një mesazh që ky i fundit adresonte me fyerje dhe kërcënime për motrat Vjollca, Marina dhe Luana.

Ai shkruante se kush bashkëpunonte me dy motrat, duke i vënë epitete të rënda, do të kishte masakra në familjet e tyre.

Gjakova kishte shkuar mëngjesin e sotëm në rrugën pranë banesës se Luana Vjollcës, ndërsa ai është arrestuar në flagrancë. Të njëjtin person Luana Vjollca e ka denoncuar edhe në maj të 2020 se e përndiqte dhe e ngacmonte prej disa muajsh.

 

Dje “BalkanWeb” raportoi lajmin se moderatorja Vjollca kishte denoncuar në prokurorinë e Tiranës fansin e ‘zjarrtë’ me pretendimin se e përndiqte, duke iu kthyer në burim stresi dhe shqetësimesh.