Përmirësohen kushtet e motit, reshjet e borës mbeten prezente në zonat malore

Përmirësohen kushtet e motit, reshjet e borës mbeten prezente në zonat malore

9
0

Këtë të mërkurë, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore, ndërsa vranësira mesatare hera-herës të dendura përgjatë relieveve malore në verilindje-juglindje të territorit. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 10m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës pritet të arrijë shpejtësi 14m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë. Temperaturat parashikohen: në bregdet: 1/11°C në vendet e ulëta: -3 /12°C në vendet malore: -9/4°C