Kur thuhet president, mendja na shkon së pari te Presidenti Klinton, i cili ndali orën ogurzezë të kombit tonë, ndali gjenocidin dhe trenat e vdekjes.
Presidenti Klinton ndali historinë e njerkës për kombin shqiptar duke i dalë zot lirisë së Kosovës, i doli zot qënies e ekzistencës tonë, në vijën e Presidentit Wilson dhe Bush.
Së bashku me Sekretaren Albright, Gjeneralin Klark, presidentin Bler, rishkruan historinë tonë dhe Evropës me vlerat e demokracisë amerikane.
Nismat e lidhjes së pashkëputshme Kosovë-ShBA, i nisi presidenti Rugova me besim të patundur se ShBA i prinë botës demokratike dhe është gardian i lirisë për popujt dhe kombet si kombi shqiptar.
Përjetësisht falënderues për këtë miqësi, jeni hero i kombit shqiptar President Klinton!