Përfundon mbledhja e opozitës, KRYEMADHI flet hapur: Zgjidhja e krizës janë zgjedhjet...

Përfundon mbledhja e opozitës, KRYEMADHI flet hapur: Zgjidhja e krizës janë zgjedhjet e parakohshme, Rama ‘skizofren’

439
0

Pas përfundimit të mbledhjes së bllokut opozitar, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi pranon si zgjidhje të krizës politike plotësimin e 9 kushteve të vendosura nga parlamenti gjerman për të marrë dritën ‘jeshile’ për çeljen e negociatave.

 

Përpara mediave, Kryemadhi shton se ‘’ka shpresë për Shqipërinë’’, e cila është dorëheqja e kryeministrit Rama dhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme.

 

‘’Axhenda jonë nuk është vetëm politike ka të bëjë me integrimin e vendit në BE. 9 kushtet e Bundestagut, axhenda më e kthjellët për politikën shqiptare. Ai që largon Shqipërinë nga BE është kryeministri Edi Rama. Maqedonia u ndëshkua për shkak të mos ecjes së reformave shqiptare. Nuk duhet të bëjmë më asnjë hap të gabuar, duhet të jemi të kujdesshëm. Zgjedhjet e reja do të sjellin një shkrirje të akujve që Rama ka ngritur. Jemi të qartë që e ardhmja e Shqipërisë është BE dhe SHBA. Çdo realitet ku Rama kërcënon partnerët është pa të ardhme. 99 përqind e shqiptarëve e duan BE. Rama luajti me ëndrrën e tyre. Drita jeshile janë 9 kushtet”, tha Kryemadhi.

 

Nga ana tjetër, Kryemadhi u kap me disa gazetarë në lidhje me pyetjen për vazhdimin e protestave të opozitës së bashkuar. Ajo u kërkoi që të mos marrin direktiva nga pronarët e mediave. Sipas saj, vendi ka një sërë problemesh të mëdha duke filluar me varfërimin e bujqësisë, ndërtimin e mbikalimit te ‘’Unaza e Re’’, etj.

 

‘’U them gazetarëve të mos marrin direktiva nga pronarët e tyre të mediave. Protesta janë pjesë e axhendës së opozitës. A e dhatë protestën e fermerëve në Lushnje? Domatja e fermerit po kalbet, sot po shiten prodhimet e importit se u intereson oligarkëve. Ne jemi të bindur që do të ndërmarrim hapa të qartë. Ka shqiptarë që u vijnë faturat e ujit 50 mijë lekë. Janë banorët e Unazës së Re, që rrezikojnë t’u shemben shtëpitë dhe ka  deputetë e ministra duan të ndërtojnë kulla. Ka problematika të shumta. Ka vetëm një zgjidhje, largimi i Ramës’’, bëri me dije kryetarja e LSI-së.

 

Në fund të prononcimit për mediat, ajo e konsideroi Ramën si ‘’skizofren’’.

 

 

‘’Rama është si skizofreni, që ka frikë nga bluza e bardhë. Ai s’ka dashuri, godet pas krahëve’’, përfundoi përgjigjet e saj për mediat Monika Kryemadhi.