Përfshirja e Kosovës në Shengenin Ballkanik, Albin Kurti tregon kushtin e tij

Përfshirja e Kosovës në Shengenin Ballkanik, Albin Kurti tregon kushtin e tij

423
0

 

Kryeministri i mandatuar i Kosovës Albin Kurti ka treguar mbrëmjen e sotme kushtin që ai ka në mënyrë që të përfshihet në procesin e Shengenit Ballkanik.

Në një intervistë televizive, Kurti ka thënë se nëse “mini-shengeni” mes vendeve të rajonit përfshinë dhe reciprocitetin Kosovë-Serbi, atëherë ai ka thënë se ka mundësi për të diskutuar.

“Nëse mini Shengeni e mban reciprocitetin Kosovë-Serbi atëherë diskutojmë. Do mblidhja qeverinë dhe biznesin për pjesëmarrjen në këtë iniciativë. Patentat e Kosovës nuk pranohen në Serbi, gjobitesh dhe 800 euro. Serbia nga mini Shengeni kërkon të shfrytëzojë dy autostradat tona milionëshe”, ka thënë Albin Kurti.