Përfituan 3.7 milion euro nga mashtrimi me kreditë, avokati i drejtoreshës: Nuk...

Përfituan 3.7 milion euro nga mashtrimi me kreditë, avokati i drejtoreshës: Nuk përfitoi para, hyri në borxhe të mëdha

640
0

Ditën e sotme në Gjykatën e Apelit ka nisur seanca për vlerësimin e masës së sigurisë për të arrestuarit e Fondit Besa.

Avokati i drejtoreshës së degës së Fondit Besa, Albana Imami kërkoi vendosjen e një mase më të lehtë për të, duke thënë se ishte vetë ajo që denoncoi ngjarjen.Ai kërkoi ekzaminimin e gjendjes së saj mendore. Ndërsa shtoi se Imami jo vetëm nuk ka përfituar lekë por ka hyrë në borxhe të mëdha.

“Ajo është paraqitur rregullisht në polici, nuk përben rrezik për fshehjen e provave. Shumat që mori i depozitoi sërish te fondi Besa. Ka kryer veprime të palogjikshme dhe duhet te ekzaminohet gjendja e saj mendore. Jo vetëm që nuk ka përfituar por ka hyrë në borxhe të mëdha. Prandaj duhet të lirohet në masë më të lehtë”, tha avokati i Imamit.

Ndërkohë që Drejtoresha e degës së Fondit Besa, Albana Imami nuk ishte e pranishme në seancë.

Të arrestuarit akuzohen se përfituan 3.7 milionë euro nga kreditë fiktive të dhëna nga Fondacioni “Besa” me aktivitet në Tiranë.

Hetimet  nisë pas kallëzimit nga drejtuesit e  fondacionit të cilët akuzuan një pjesë të stafit se kanë dhënë kredi fiktive, me qëllim përfitimin, si dhe kanë marrë me interesa shumë të mëdha valutë nga persona të ndryshëm.

Mes personave të ndaluar është drejtoresha e degës së Fondacionit “Besa”, 48-vjeçarja Albana Imami,

Imami është lëne në masën “arrest me burg” me akuzën e mashtrimit dhe të krijimit te skemave piramidale.

Kujtojmë që  të arrestuarit e tjerë kanë fajësuar drejtoreshën Imami se i ka detyruar të firmosnin kredi fiktive.