Përdori pastë dhëmbësh me qumësht, humb jetën 11-vjeçarja

Përdori pastë dhëmbësh me qumësht, humb jetën 11-vjeçarja

442
0

SHBA– Një vajzë 11-vjeçare në West Covina, të Kalifornisë ka humbur jetën pasi pësoi një reaksion fatal alergjie teksa po lante dhëmbët me një paste me bazë qumështi. Denise Saldate nga West Covina, Kaliforni, u diagnostikua me një alergji nga produktet e qumështit kur ajo ishte 1 vjeç. Prindërit e të miturës siguroheshin që gjithmonë vajza e tyre të mos konsumonte asnjë product që në bazë kishte qumështin por kësaj herë nuk ia dolën dot. Altamirano dhe Saldate nuk e kishin parë kurrë qumështin si një përbërës potencial për një pastë dhëmbësh, kështu që ata e lejuan atë të përdorte MI Paste One, një pastë dhëmbësh mjekësore të përshkruar nga dentisti i saj. Monique Altamirano nëna e 11-vjeçares tregoi se vajza e saj po lante dhëmbët në banjo me të motrën 15-vjeçare. Kjo e fundit del nga banjoja e trmerruar dhe i tregon nënën së saj se Denise nuk merrte më frymë. Nëna tregoi se kur hyri në banjo vajzës i ishin nxirë buzët. Ajo lajmëroi menjëherë ambulancën por kur ajo mbërriti vajza kishte ndërruar jetë.