Ndeshja e së premtes e Shqipërisë në “Ëembley” përballë Anglisë komplikohet disi në sajë të mungesave jo pak të rëndësishme si Gjimshiti, Balliu dhe Rei Majnaj.
Grumbullimit në Durrës i mungon edhe sulmuesi më i përfolur i momentit tek kuqezinjtë, Armando Broja.
Mësohet se sulmuesi i Southamptonit ka dëmtuar kaviljen në ditët e fundit të stërvitjes së tij me klubin dhe si rrjedhojë ka filluar një trajtim intensiv në Londër, ku do t’i bashkohet edhe skuadrës sonë përfaqësuese një ditë përpara ndeshjes.
Vetëm rreth 24 orë përpara takimit të së premtes do të vendoset për pjesëmarrjen e tij në këtë përballje kaq të rëndësishëm edhe pse mjekët janë optimist.
Sa i përket kësaj ndeshjeje Shqipëria do të ketë mbështetjen e 4.800 tifozëve shqiptarë zyrtarisht, aq sa është sektori mik në stadiumin Ëembley, por nga Anglia njoftohet se janë shitur të gjitha biletat për këtë takim dhe kapaciteti i stadiumit është ezauruar plotësisht.
Por tifozët shqiptar përllogariten rreth 10.000 në këtë ndeshje përfshirë edhe biletat që kanë mundur të blejnë në Angli sportëdashës që jetojë atje dhe jo vetëm.
Kjo ndeshje do të jetë një tjetër shans për nem, por nga ana tjetër do të konfirmojë zyrtarisht shanset tona për kualifikim apo jo në këto eliminatore të kampionatit botëror duke qenë se diferenca e Shqipërisë, që ndodhet e treta në grup me Anglinë kryesuese është 5 pikë dhe me vendin e dytë Poloninë 2 pikë.