Për takimet e fundit mbi çështjen e pronave të Himarës!Nga Nikollaq Neranxi

Për takimet e fundit mbi çështjen e pronave të Himarës!Nga Nikollaq Neranxi

587
0

Te dashur himariote! Lexoj ne postimet tuaja shqetesimin e drejte se cfare po ndodh me Himaren? Cfare jane keto takime te mbyllura ku flitet per fatin e pronave tona edhe nuk ka shume trasparence? Ju ftoj te rrini te qete dhe ta merrni si pozitiv faktin qe qeveria me ne fund vendosi te behet bashkepunuese me ne! Te pakten keshtu premton, por do e shohim ne ditet ne vazhdim. Kujtoni nga e nisem! Ne shtepite e himarioteve vjet ne kete kohe, erdhen letrat ultimative nga Bashkia e Himares ku thuhej qe per 5 dite duhej te lironin banesat dhe ata njerez pa certifikata pronesie, do hidheshin ne rruge. Kujtoni qe per te vulosur grabitjen e pronave tona, per turpin e tyre, moren malet e shkuan ne Kuc. Kompleksi ndaj reagimit te komunitetit tone, i beri qe takimin e rradhes ta bejne ne Vlore dhe jo Himare. Jane veprime absurde, por ama arritem ne ate pike saqe ministri Gjiknuri te premtoje qe do bejne zyre regjistrimi te posacme ne Himare per pronat tona. Ky eshte sukses!

Por ne nuk do pranojme asnje lloj propozimi qeverie qendrore dhe vendore per investime, pa na regjistruar me pare tokat dhe shtepite. Gjithashtu do kerkojme me urgjence prishjen e betonit qe ka zene reren ne shetitoren e Himares duke e bere ate zone te pajetueshme ne vere nga temperaturat e larta te betonit dhe te pashfrytezueshme per plazh. Pasi te zgjidhen keto dy probleme imediate, do diskutojme se cfare do behet me Himaren. Jemi pro investimeve qe jane ne interesin e komunitetit dhe kunder grabitjes! Nuk do lejojme askend te preke ate qe na e trasheguan ne shekuj paraardhesit tane! N. Neranxi