Për ju që dashuroni pastërtinë, ka një sport të veçantë; Në USA...

Për ju që dashuroni pastërtinë, ka një sport të veçantë; Në USA ekzistojnë Olimpiadat për punët e shtëpisë

360
0

Vini re, vini re, të gjithë ju që dashuroni pastërtinë, tashmë ka një sport dhe për ju. Nëse bën pjesë te ato vajza apo djem që nuk arrin të gjejë një sport të preferuar, por kur vjen puna te pastrimi ka diçka për të thënë, ka lajmë të mira për ju.

 

 

Në las Vegas, ekzistojnë Olimpiadat e punëve të shtëpisë, të njohura ndryshe si “Olimpiada e punëve të shtëpisë”. Ku qëndron hileja? Hileja qëndron te fakti që këto janë Olimpiada në të cilat mund të marrin pjesë vetëm të punësuarit nëpër hotele. Ajo çka mund të bëjmë ne nga Shqipëria është t’i shohim nga divani dhe të japim këshilla duke ulëritur nga TV.

 

 

 

Jo rastësisht lojërat mbahen në Las Vegas, një qytet i cili mbahet nga sektori i hotelerisë dhe turizmit. Hotelet garojnë për të fitua çmimin e parë të pastërtisë që duke parë sektorin ka rëndësi të veçantë.

 

 

Skuadrat janë të formuara nga punonjësit më të aftë dhe përballen më njëra tjetrën me fshesa dhe larës. Disiplinat janë të ndryshme, nga rregullimi i krevatit, fshesa me korrent, marrja e pluhurave. Pikët  bazohen mbi cilësinë e punës së bërë dhe kohën e harxhuar.

 

Kjo nuk është një garë që ka lindur vitet e fundit, përkundrazi, viti i kaluar ka qenë viti i 30-të i Olimpiadës. Çmimin e parë e fitoi një hotel që quhet The Venetian, që është riprodhim i qytetit të Venecias.

Shperndaje