Pendarovski: Brenda marsit 2020, Maqedonia e Veriut bëhet anëtare e NATO

Pendarovski: Brenda marsit 2020, Maqedonia e Veriut bëhet anëtare e NATO

422
0

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka deklaruar se jo më larg se tre muajt e parë të vitit 2020, Maqedonia e Veriut do të mund të bëhet anëtare e plotfuqishme e Aleancës veri atlantike.

 

Në një takimi të organizuar me student, Pendarovski duke folur për Samitin e Londrës që u mbajt për nder të 70 vjetorit të themelimit të Aleancës, pohoi se për herë të parë në historinë e Aleancës veriatlantike, ndodh që një shtet i cili formalisht nuk është anëtare e plotfuqishme e NATO-s, të ftohet dhe të ulet në të njëjtën tavolinë me vendet anëtare të NATO-s.

 

‘Informacionet fundit edhe pse jo të vërtetuara flasin se Spanja mund të krijojë Qeveri diku nga mesi i janarit i vitit të ardhshëm. Vetëm nga vonesa teknike e një vendi anëtare i NATO-s varet ajo se kur saktë do të bëhemi anëtare e plotfuqishme e NATO-s. Parashikimet tona duke u bazuar në informacionet që kryeministri Sançez ia ka përcjellë kryeministrit Zaev është që kjo mund të ndodhë në janar dhe askush nuk parasheh se kjo mund të vonohet më shumë se tremujori i parë i vitit 2020’, deklaroi ai.

 

Ndërsa më tej ka folur edhe ambasadorja e Britanisë së Madhe, Rejçel Galovej, e cila tha se Samiti i Londrës nuk ishte vetëm një ngjarje e thjeshtë, por shumë domethënëse për Maqedoninë e Veriut, por edhe për Aleancën.