Paskemi gabuar gjithë jetën, vezët nuk duhen ruajtur kurrë në këtë vend

Paskemi gabuar gjithë jetën, vezët nuk duhen ruajtur kurrë në këtë vend

376
0

Të gjithë e dinë se për t’i mbajtur vezët të freskëta, nuk duhen lënë jashtë frigoriferit. Eksperti i ushqimit Chris Bwaslwy thotë se ndërsa shumica e frigoriferëve kanë një vend për vezë dhe kuti të dizajnuara posaçërisht në derë, ku nuk është domosdoshmërit vendi më i mirë për ta.

 

Edhe pse mund të tingëllojë e çuditshme, arsyeja e tij ka kuptim. Dera është vendi më i ngrohtë dhe ku temperatura ndryshon vazhdimisht për shkak të hapjes dhe mbylljes. Kjo është arsyeja pse, si të gjitha ushqimet që prishen, është më e sigurt t’i vendosni në raftin e sipërm, që është më i ftohti.

 

Gjithashtu ai këshillon që vezët të mos i nxirrni nga kutia e kartonit në të cilën janë blerë. Lëvozhga e vezës është e mbuluar më mijëra pore të vogla që thithin aromat dhe bakteret e padëshiruara. “Mbajtja e vezëve në kuti është mënyra më e mirë për të parandaluar që bakteret të përfundojnë në to”, tha eksperti.

 

Përndryshe, vezët që ruhen siç duhet në frigorifer ruajnë cilësinë dhe freskinë e tyre për të paktën dy herë më shumë se ato të lëna në temperaturën e dhomës. Më pas ato duhet të hahen brenda një deri në tre javë, ndërsa mund të qëndrojnë deri në gjashtë javë në frigorifer/Burimi “GAZETA SHËNDETI”