Pasioni për shpejtësinë i mori jetën, 17-vjeçari gara me makinë, ecte me...

Pasioni për shpejtësinë i mori jetën, 17-vjeçari gara me makinë, ecte me 200 km/h

582
0

Shpejtësia  i mori jetën një 17-vjeçari mbrëmjen e djeshme në Gjirokastër, pasi makina me të cilën po udhëtonte u përplas me një pemë.

Sipas të dhënave të para mësohet se adoleshenti ishte duke udhëtuar me 200 km./h dhe ishte i apasionuar pas garave me makinë.

Ndërkaq, adoleshenti i kishte marrë makinën një shoku për të bërë xhiro, por që rezultoi të ishte hera e tij e fundit që e bëntë këtë gjë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesnate në afërsi të ish fabrikës se këpucëve në Gjirokastër.

Viktima është identifikuar si Myftar Xhebro, 17 vjeç, banues në Gjirokastër (automjeti nuk është në pronësi të këtij shtetasi), raportoi policia.