Ardit Cela tërhiqet nga mandati i deputetit të LSI, detyrë e cila iu dha pas betimit të Ilir Metës si president i ri i Republikës së Shqipërisë dhe pas refuzimit të ish-ministrit Ylli Manjani. Çela pohoi se do të vazhdoi të shërbej me devotshmëri dhe përgjegjshmëri si këshilltar i LSI në bashki. “Do vazhdoj të shërbej me devotshmëri dhe përgjegjshmëri si këshilltar i LSI në bashki. Me qytetarët e Tiranës kemi një kontratë përfaqësimi dhe i qëndroj besnik. Zgjodha të qëndroj kështilltar bashkiak”, tha ai. Ndërkohë pas Çelës, sipas listës së vitit 2013, renditet Endrit Braimllari, i cili gjithashtu është këshilltar ne Bashkinë e Tiranës. Po ashtu Braimllari në zgjedhjet e 25 qershorit arriti të siguronte votat e tij për mandatin e deputetit.