Drejtori i Policisë së Fierit, Albert Nushi, është transferuar në Policinë e Elbasanit, ku do të mbajë postin e nëndrejtorit për Rendin. Sipas informacioneve mediatike, drejtimin e kësaj policie e merr Andon Duka, i cili mban aktualisht postin e zëvendësdrejtorit të Policisë në këtë qark. Albert Nushi drejtonte Policinë e Fierit prej dy vitesh. Nuk dihet nëse në këtë transferim kanë ndikuar protestat e opozitës në Fier, ku sot mbeti i plagosur edhe një efektiv policie. Ndërkohë, po sot në mëngjes u bë i ditur fakti se Gentjan Shehaj është shkarkuar nga detyra si drejtor i Policisë së Vlorës. Në vend të tij u emërua Artion Duka, i cili ka qenë më herët Drejtor i policisë Berat. Gentjan Shehaj drejtonte blutë e Vlorës që prej prillit të vitit 2017. Ndërkohë mësohet se ai do të ketë një detyrë të re në Akademinë e Sigurisë.