“Pas tre javësh do ta kuptojmë”- Igli Tare flet për Euro 2020:...

“Pas tre javësh do ta kuptojmë”- Igli Tare flet për Euro 2020: Mendoj se do të…

367
0

Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare beson se kampionati Europian i kësaj vere do të shtyhet për vitin e ardhshëm.

Zyrtari i klubit bardhekaltër shprehet duke parë rrezikun që paraqet koronavirusi, do të ishte më e arsyeshme që kompeticioni më i rëndësishëm për kombëtaret e kontinentit të Europës të zhvillohet në një datë tjetër.

Ai mbështeti ndërprerjen e kampionatit italian deri në datën 3 prill.

“Masat anti-koronavirus dhe ndërprerja e Serisë A – Është më e mira që të respektojmë ligjin. Ata na këshillojnë që të qëndrojmë në shtëpi dhe të shmangim kontaktin me njerëzit jashtë familjes. Kampionati italian nuk mund të vazhdonte të luhej. Disa futbollistë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Pas 3 javësh do ta kuptojmë se sa kohë na duhet të dalim nga kjo situatë.

EURO 2020 – Mendoj se EURO 2020 do të shtyhet për t’i dhënë prioritet kampionateve rreth Europës”, deklaroi Tare./ PANORAMASPORT.AL