
Qe se çfarë do të kisha bërë unë ndryshe po të kisha mundur
Pas 11 vjetësh martesë, Brad Pitt dhe Angelina Jolie janë shkurorëzuar. Opinioni ende flet për këtë. “Është e qartë, nuk jam ekspert për lidhje. A do ta kisha bërë çdo gjë ndryshe? Pasi që kam humbur gruan të cilën e kam adhuruar, jam ndarë pas 11 vjetësh martesë, këto janë këshillat për të gjithë meshkujt… qe se çfarë do të kisha bërë unë ndryshe, po të kisha mundur!”
- Gjithmonë kujdesu për gruan tënde.
- Vepro në atë mënyrë që ta dashurosh veten.
- Dashurohu në gruan tënde dhe sërish dashurohu.
- Fokusohu në atë që është më e mira për të.
- Mos ndrysho.
- Nuk është punë e saj të të bëjë të lumtur – lumturinë duhet ta bësh vetë.
- Kurrë mos i bërtit gruas sate. Madje edhe nëse je i hidhëruar për shkak të ndonjë gjëje që ajo e ka bërë. Megjithatë, ai hidhërim është vetëm yti dhe i askujt tjetër.
- Vetëm qëndro pranë saj: edhe në të mirë edhe në të keqe.
- Mos u bëj vazhdimisht njeri i rëndë dhe i pakompromis.
- Çdo ditë tregoji kujdes.
- Mos u bëj idiot!
- Lejoje ose bëji vend për pushim.
- Bëhu i lëndueshëm para saj. Ajo është gruaja jote.
- Gjithmonë të jesh i sinqertë ndaj saj.
- Kur të zhvillohet ajo, zhvillohu edhe ti. Gjithmonë mëso, mëso, mëso…
- Kurë mos iu kthe së kaluarës, mos e kritiko për gabimet e vjetra.
- Gjithmonë zgjidh dashurinë!
Martesa nuk është ajo fjalia nga përrallat: Dhe kanë jetuar të lumtur deri në fund të jetës.
Çdo martesë ka ngritjet dhe rëniet e veta. Në martesë, si edhe në zhvillimin vetjak, punohet çdo ditë.