Pas humbjes në Ballsh, te Tirana priten vendime ‘ekstreme’

Pas humbjes në Ballsh, te Tirana priten vendime ‘ekstreme’

383
0

Ardian Mema rrezikon shkarkimin nga Tirana dhe në vend të tij mund të emërohet Bledar Devolli, që aktualisht drejton ekipin U-19 të bardhebluve.

Vendimi përfundimtar ende nuk është marrë nga drejtuesit e 24 herë kampionëve të Shqipërisë, por sipas “Panorama Sport” pritet që të ketë zhvillime gjatë orëve në vijim.

Humbja në Ballsh u shoqërua me kritika në limitet e dyshimeve nga vetë Ardian Mema, që i cilësoi të turpshëm golat.

“Të tre golat ia dhuruam kundërshtarit. Sikur të mos kishte trajner duhej të ishin të përqendruar të mos pësonin ato gola. Kur pëson kështu golash, nuk di si ta quaj”, tha Mema pas humbjes 3-1 në transfertë me mallakastriotët.

Te Tirana pritet të ketë një mbledhje sot  paradite dhe pritet që drejtuesit të dalin me një vendim.