Pas deklaratës së Bashës, Damian Gjiknuri paralajmëron dorëheqjen nga drejtimi i komisionit...

Pas deklaratës së Bashës, Damian Gjiknuri paralajmëron dorëheqjen nga drejtimi i komisionit të Reformës Zgjedhore

355
0

 

Një ditë pasi lideri i PD Lulzim Basha tha se nëse në krye të komisionit të reformës zgjedhore është Damian Gjiknuri që sipas kryedemokratit është i dyshuar i dosjes 184, për vjedhjen e votave në Dibër, deputeti socialist Damian Gjiknuri ka paralajmëruar dorëheqjen e tij si kryetar i komisionit nëse PD e njeh këtë komision.

 

Opozita e ka kushtëzuar marjren pjesë në komisionin e reformës zgjedhore me largimin tuaj, cfare do bëni?

Gjiknuri: Mua më duket edhe ironike por pse jo dhe qesharake gjithë ajo kauzë për Rama ik mund të përfundojë me Damiani ik në komision.

E kam thënë nëse opozita e njeh këtë komision të reformës dhe vërtet shikon qënien time në ddejtim të tij si pengesë megjithëse unë përkundër kritikave në partinë time isha ideatori që PD të jetë pjesë, nëse ky është kushti i tyre i vetëm unë mund ta shikoj pozicionin tim në bashkëbisedim edhe me kryetarin e partisë sime.

Është hera e parë që kushtëzohet interlokutori. Është njësoj si të themi që ne nuk flasim me Bashën se është i akuzuar politikisht që ka vrarë 4 njerëz. Po e them dhe një herë nëse është kushti i vetëm dhe ata e njohin unë në bashkëbisedin me kryetarin e partisë sime unë e shoh pozicionin tim. Unë jam deputet si gjithë të tjerët.

Keto deklarata deputeti socialist i dha jashte ambienteve te Kuvendit te Shqiperise.