“Ky muaj do të jetë i këndshëm në lidhjet mes planeteve që duket sikur nuk sjellin bum të madh, por do të ketë gjëra të vogla që mund të na prishin punë. Duhet të jemi të kujdeshëm dhe t’i japim rëndësi detajeve”, tha astrologia në mënyrë të përgjithshme për muajin Tetor. Renditja e shenjave të horoskopit nga ajo me më pak fat tek me e favorizuara:
12- Peshqit. Janë në këtë pozicion për efekt të Afërditës së kundërt në Akrep që iu përmbys pak qetësinë. Kjo ka të bëjë me çështjet ekonomike dhe Peshqit duhet të jenë më të racionalizuar.
11- Dashi. Një hënë e re në shenjën e tyre i thërret për ndryshime. Ndryshimet duhet të bëhen, por janë akoma të dobët për të ndërmarrë ndryshime. Në çështjet ekonomike pretendohen shpenzime. Janë në këtë pozicion për shkak të luhatjeve
10- Bricjapi. Gjërat për ta do të jenë më të qarta. Fakti që Mërkuri do të bëjë një kundërshtim me Plutonin do të thotë që ata mund të bëhen pjesë e një prapaskene me dëshirën e tyre. Do të futen në një krizë identiteti dhe nuk do arrijnë dot atë që pretendojnë dhe duhet të kenë kujdes.
9- Demi. Shumë planete do të bëjnë kundështime me Uranin që është në shenjën e tyre. Do kenë lajme të mira, por Urani i lë të pastabilizuar. Ngjarje të papritura dhe surpriza të pakëndshme mund të sjellin reagime jo shumë të mira në çiftet që kanë probleme.
8- Gaforrja. Presupozohej që Shtatori t’u kishte dhënë një ëndërr të bukur dhe Tetori do t’ua kthente mbrapsht. Por ato marrëdhënie që kanë gabuar në të kaluarën do t’iu kthehen dhe do t’iu dalin përpara. Njerëz të cilët i kanë keqtrajtuar apo punë që nuk i kanë bërë mirë do t’iu rikthehen dhe kjo do t’i lëkundë dhe do t’i bëjë nervozë.
7- Binjakët. Ata mund të bëhen pjesë e lojrave të mëdha dhe të rrezikshme për të zënë një pozicion. Mund të marrin fitoren e dikujt tjetër. Kjo ndoshta nuk iu takon, por do të kenë një kurorëzim të suksesshëm dhe do marrin diçka.
6- Virgjëresha. Pas kapërcimit të 10 ditëshit të parë ku do të kenë bashkëpunime do fillojnë gjërat të mblidhen për mirë. Do të mësojnë nga gabimet e tyre dhe mund të fitojnë më shumë nga humbja e tyre. Do lënë pas një etapë të errët.
5- Luani. Me një ndikim të fuqishëm përsa i përket punës. Do shpëtojnë nga një punë e lodhshme, nga një sëmundje e vështirë mund të shpëtojnë, por ajo çfarë duhet të kenë kujdes është Mërkuri në kundështim me Plutonin dhe të mos gjëmojnë pas diçkaje të madhe. Është një kohë e mirë për ta për të qetësuar situatën.
4- Shigjetari. Do të dalin në pah, por do vihen përballë një detyrimi ekonomik. Do ta kalojnë këtë pengesë dhe do të lulëzojnë përsa i përket pjesës ekonomike. Nuk duhet t’i besojnë zgjerimit të kontakteve.
3- Peshorja. Për ta do të fillojë një etapë e re, një dalje nga pengesat dhe pranime të mëdha. Do detyrohen të mos shpenzojnë shumë, por hapjet e reja do t’i krijojnë mundësi të reja.
2- Akrepi. Psikologjikisht kanë nevojë për ndryshime, do duan të udhëtojnë. Kujdes në 10 ditëshin e parë të mos thyejnë gjëra që mezi i kanë ndërtuar. Nëse mendojnë të çlirohen mund të kenë një shkëputje nga lidhjet e vjetra.
1- Ujori. Është i predispozuar të kalojë disa pengesa dhe do të arrijë në momente të mira. Do t’i hapet një rrugë kontaktesh me jashtë. Mund të bëhen pjesë e një prapaskene, por do t’i kalojnë me sukses dhe do futen në një etapë të re.