Parashikimi i yjeve nga Paolo Fox, e shtunë 13 Nëntor 2021. Kujt...

Parashikimi i yjeve nga Paolo Fox, e shtunë 13 Nëntor 2021. Kujt do t’i buzëqeshë fati

410
0

Dashi

 

Ditën e sotme do të keni takime interesante për shkak të ndikimit të mirë të Hënës. Në punë, do ia dilni të realizoni projektet tuaja pa u ndikuar shumë nga paratë.

 

Demi

 

Në dashuri, jepini rëndësi njohjeve ose takimeve që kanë nisur në mes të nëntorit. Në punë nëse keni një projekt që përfshin kontakt me publikun, prisni muajt e ardhshëm për të parë rezultate.

 

Binjakët

 

Në dashuri, kjo e shtunë do të sjellë keqkuptime por do të jenë të parëndësishme, ndaj mos rrezikoni me debatet. Në punë, 48 orët e ardhshme do të jenë për të reflektuar në lidhje me projektet e ardhshme.

 

Gaforrja

 

Në dashuri, Hëna do të ndikojë që këtë fundjavë të përjetoni situata interesante. Në punë është koha e duhur për të kërkuar një takim në funksion të projekteve të reja.

 

Luani

 

Në dashuri mund të zgjidhni një problem që ju ka lindur së fundmi. Ndërsa në punë, jepini rëndësi marrëdhënieve profesionale. Duhet të rishikoni cdo gjë që lidhet me financat.

 

Virgjeresha

 

Këtë të shtunë do të ndiheni tepër nervoz, por mundohuni të mos shfryni nervat e javës tek partneri/partnerja. Ndërsa në punë, për ata që janë në kontakt me publikun kjo është një periudhë e favorshme.

 

Peshorja

 

Në dashuri, këtë fundjavë do të shijoni qetësinë, por nuk do të mungojnë debatet. Në punë, këto ditë përgjegjësitë nuk mungojnë por duket se nuk jeni rehat me ambientin që ju rrethon.

 

Akrepi

 

Falë ndikimit të hënës, mund të keni një takim të vecantë që mund të ndryshojë jetën tuaj. Në punë nëse keni në plan të realizoni një projekt, mos kini frikë.

 

Shigjetari

 

Në dashuri, çiftet që kanë pasur probleme së fundmi duhet të kenë shumë durim. Ruani qetësinë që të arrini në një zgjidhje. Në punë, përpiquni të mbani larg njerëzit që janë të mërzitshëm.

 

Bricjapi

 

Në dashuri keni nevojë për pak relaks, dy ditët e ardhshme duhet të përpiqeni t’i ndani me të dashurin tuaj. Në punë duhet të përpiqeni të kufizoni pak sjelljen e tensionuar.

 

Ujori

 

Këto ditë ju ftojnë të jepni sa më shumë dashuri dhe të debatoni për asgjë. Nëse keni një punë që lidhet me komunikimin, ky është një moment i mirë për të bërë disa zgjedhje të rëndësishme.

 

Peshqit

 

Këtë fundjavë ka lindur një dëshirë e madhe tek ju. Bëni mirë t’ia shprehni atij/asaj që ju bën të ndiheni ndryshe. Pritet të keni shpenzime më të larta për shtëpinë. Mund të jeni duke menduar që të ndërroni apartament ose të bëni investime sepse do të zgjeroni familjen.