Parashikimi i motit për ditën e sotme, 19 gusht

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 19 gusht

482
0

Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat herë pas here do të sjellin reshje të karakterit lokal në vend, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore.

Por pasditja dhe mbrëmja përmirësojnë gradualisht kushtet atmosferike. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të mbeten konstante ne mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 36°C. Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 4 ballë.