Parajsa e meshkujve… (Foto/Video)

Parajsa e meshkujve… (Foto/Video)

475
0

Për shumë meshkuj në botë, dalja për pazar është një makth i vërtetë dhe kinezët nuk bëjnë përjashtim. Nisur nga ky fakt, një qendër tregtare e Shanghait është përpjekur t’ua bëjë sa më pak të mërzitëshme pritjen, ndërkohë që gratë shpenzojnë kohën nëpër dyqane. Ata u kanë vënë në dispozicion burrave që  presin, disa kabina me video lojra. Të ashtuquajturat “man pod” u prezantuan në qershor dhe që prej atëherë, janë përdorur nga më shume se 1.000 meshkuj. Kabinën padyshim mund ta përdorë çdokush, por krijuesit e saj kishin në mend meshkujt, kur i dizenjuan. “Pritja ndodh atëherë kur ti nuk ke dëshirë të bëhesh pjesë e diçkaje. Kur ajo del për blerje dhe unë nuk kam ndonjë sugjerim për të bërë, thjesht rri e pres. Vras kohën domethënë, është shumë e mërzitëshme”, thotë ëu Saijin, i cili është duke pritur gruan e tij në këtë qendër tregëtare. Shpenzimet për blerje në vend shënuan një tjetër rritje me 10%, gjatë tremujorit të dytë të 2017-ës, ndaj pritet që kërkesa për kabinat në fjalë, të jetë e madhe. Per momentin, ato gjenden vetëm në këtë qendër tregtare të Shanghait, por kompania prodhuese thotë se ka ndërmend ta zgjerojë shpërndarjen e tyre.