Trupi i njeriut humbet ujë çdo moment, madje edhe nëpërmjet frymës. Pirja e ujit është shumë e rëndësishme për organizmin. Trupi e përdor ujin në çdo qelizë, organ dhe ind. Ekspertët rekomandojnë pirjen e të paktën tetë gotave me ujë në ditë.
A e dini kur është koha më e mirë për të pirë ujë?
Ujë sapo zgjoheni
Pini një gotë me ujë menjëherë sapo të zgjoheni. Në këtë mënyrë të gjithë organet do të aktivizohen. Uji ndihmon në largimin e toksinave përpara ushqimit.
Ujë para një vakti
Pirja e një gote me ujë 30 minuta përpara ushqimit ndihmon me tretjen. Ju nuk duhet të pini ujë pak minuta përpara se të uleni për të ngrënë ose sapo keni ngrënë. Nëse e bëni këtë, uji do të hollojë lëngjet tretëse. Pini ujë një orë pas ushqimit që ta ndihmoni trupin të përthithë të gjithë ushqyesit.
Ujë përpara se të bëni banjë
Pini një gotë me ujë përpara se të bëni banjë që të ulni tensionin e gjakut.
Ujë përpara se të flini
Pini një gotë me ujë një orë përpara gjumit që të ndihmoni organizmin të përballojë humbjen e lëngjeve gjatë natës.