Trajneri i Kombetares Shqiptare, Kristian Panuçi ka folur në konferencen e shtypit nga Antalia per ndeshjen e neserme miqesore kunder Turqise. Tekniku i kuqezinjve u shpreh i kenaqur me ate çka lojtaret kane treguar gjate kesaj jave ne seancat stervitore. Panuçi foli dhe per afrimin e lojtareve te demtuar dhe pa skuader. “Ishin dite intesive per ekipin. Kemi punuar shume ne te gjitha aspektet, por jam i kenaqur me ate qe kane treguar djemte ne stervitje, edhe pse e dime qe kjo eshte nje periudhe e ngjeshur me ndeshje neper klubet e tyre”
Perse jane afruar lojtare te demtuar?!
Sepse duhet te sillemi si profesioniste te gjithe. Nje lojtar qe thote jam i demtuar duhet te sjelle me vete nje rezonance, nje eko. Ndryshe, duhet ta shikoj mjeku i kombetares nese lojtari eshte i gatshem apo jo. Federata ne kete rast eshte sjelle ne menyre profesionale. Strakosha ishte rast i veçuar, sepse vetem të enjten ju shfaqën problemet e vjetra. Latifi kur e pyesja pergjigjej: jam mire, jam mire…
Perse keni thirrur lojtare pa skuader?!
Po i referoheni Alijit… Perpara se te jemi nje skuader, jemi nje familje dhe qe ne momente te tilla duhet ti japim nje dore edhe lojtareve qe jane ne veshtiresi. Aliji per mua eshte nje lojtar i nivelit evropian qe ka qene pjese e grupit dhe qe normalisht donte nje mundesi. Gjate javes ka punuar shume mire, edhe pse nuk i ka 90 minutat ne kembe