Panuçi përjashton nga lista Sokol Cikalleshin: Nuk respektoi rregullat

Panuçi përjashton nga lista Sokol Cikalleshin: Nuk respektoi rregullat

448
0

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, ka filluar sot zyrtarisht grumbullimin e tij të parë me kuqezinjtë për ndeshjet e eliminatoreve të Botërorit 2018 kundër Lihtenshtejnit dhe Maqedonisë. Tekniku ka treguar sot në konferencë për shtyp para gazetarëve se çfarë pret nga këto ndeshje, si dhe pse ka bërë disa zgjedhje të caktuara duke lënë jashtë futbollistë si Xhaka, Kaçe e Lenjani, për të ftuar emra të rinj si Ahmedi, Memolla e Balliu.

Për ndryshimet në listë

“Përshëndetje, vendosa që të publikoja listën ditën e premte. Ishin 24 lojtarë, por do të jenë 23. Do ta shpjegoj pse. Ka tre lojtarë të rinj që kam grumbulluar se kam ndjekur këto mua u kam dhënë mundësinë që t’i ftoj në kombëtare e merituan. Janë 23 lojtarë sepse se mora sot një telefonatë nga Cikalleshi, ku më thoshte se nuk mund të vinte se kishte një skuadër ku duhej të firmoste kontratën. Unë e dëgjova dhe i thashë se nuk mund ti jepja leje që të mos vinte në Kombëtare.

Sepse kontratat mund të firmosen edhe me e-mail, ka një menaxher që mund të marrë avionin dhe të vijë në Tiranë për të firmosur, mund të bënte vizitat mjekësore se ka qendra edhe këtu. Duke mos marrë avionin sot në orën 8 e 30, duke mos ardhur në orar në grumbullim, ai do të rrijë në shtëpi. Këto janë rregulla që i bëj unë, praktikës time dhe të gjithë duhet ti respektojmë, e rëndësishme është që të gjithë të jenë mirë dhe të lumtur, nuk i lejoj askujt të bëjë siç do”

Mungesa e Taulant Xhakës

“Portat e ekipit kombëtar janë të hapur për këdo. Nëse i referoheni çështjes së Xhakës mund ta sqaroj. E dini që Xhaka gaboi, por më telefonoi avokati i tij dhe ai. Kjo çështje e konsideroj të mbyllur dhe i pranoj faljet prej tij.

Unë e vlerësova ndjesën që kërkoi për rastin konkret. Për momentin kjo është zgjedhje teknike. Gjithçka që bëj është në interes të kombëtares dhe jo në interesin personal. Jam i lumtur nëse fiton Shqipëria”.

Për mungesën e lojtarëve nga Skënderbeu

“Komplimentet e mia për Skënderbeun. Dje fola me trajnerin dhe i përcolla urimet për arritjen. Është e qartë për mua në këtë listë të parë, doja të isha shumë i qartë, doja lojtarë që ishin me minutazh të plotë. Do ta ndjek edhe Skënderbeun në vijimësi dhe nëse do ketë lojtarë që do jenë të denjë për ekipin kombëtar do të vijnë.

Për mungesën e Shkëlzen Gashit

“Bëra disa zgjedhje të tjera teknike prandaj dhe Gashi nuk ishte prezent. Por është një lojtar që mund të kthehet në Kombëtare”.

Berisha apo Strakosha për portën?

“Jam shumë i lumtur sepse kam dy portierë shumë të mirë. Formacionin do ta shihni të shtunën, por janë dy portierë të shkëlqyer”.

Mbetet në listë vetëm Sadiku, a do të ketë shtesa në listë për sulmin?

“Janë disa lojtarë të tjerë që mund të shndërrohen në sulmues. Latifi është sulmues, Llullaku është sulmues, apo edhe Memushaj. E rëndësishme është respekti dhe rregullat për ekipin. Nëse një lojtar vjen në 3, një në 5, një në 8, nuk shkojmë asgjëkund. Të vish në ekipin kombëtar duhet të jetë një krenari shumë e madhe. Kjo duhet respektuar dhe për sa kohë do jem trajner i kombëtares rregullat do jenë të njëjtë”.

Për objektivat në ekip

“Mendoj se kam një skuadër të mirë,. Do të mundohem të jap idetë e mi ngadalë se është e drejtë kështu, por çdo trajner ka idetë e tij. Do të punojmë në një mënyrë të caktuar duke u munduar të mposhtim Lihtenshtejnin dhe Maqedoninë”.

Rregullat e skuadrës

“Mendoj se për të ardhur në kombëtare do çohesha edhe në 2 të mëngjesit. Pa respektuar rregullat është e kotë të mendosh për të fituar ndeshjet. Nëse Ajeti zgjohet në 5 të mëngjesit dhe Roshi udhëton gjithë natën, nuk mund t’i them dikujt çohu-çohu. Grumbullimi do të nisë në 12 për të gjithë. Përjashtim bëjnë Kukeli dhe Abrashi, të cilët për shkak të linjave ajrore nuk do vijnë në 12, por në 3. Gjithçka që mund ta konsideroni si diçka të rëndë, është diçka e jetës normale. Kombëtarja është shumë e rëndësishme. Dëshirë vullnet dhe krenari”.

 

 

Shperndaje