Christian Panucci është larguar sot nga drejtimi i kombëtares shqiptare.
Lajmi është bërë me dije nga Federata Shqiptare e Futbollit që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar ku lajmëron se ka ndërprerë bashkëpunimin me teknikun italian.
Ndërkaq, drejtimin e kombëtares di ta marrin Sulejman Mema dhe Ervin Bulku. Bulku, në postin e ndihmës trajnerit të kuqezinjve së bashku me teknikun e mirënjohur, Mema do të drejtojnë Shqipërinë në ndeshjen e së hënës më 25 mars kundër Andorës. Një lajm ky i papritur që vjen në një moment kur të gjithë mendonin se në takimin e së hënës do të kishte vend për disa fjalë pozitive.