Pamela Anderson martohet papritur dhe shfaqet seksi në një spot të Baywatch

Pamela Anderson martohet papritur dhe shfaqet seksi në një spot të Baywatch

391
0

Pamela Anderson është sërish një grua e martuar. Lajmin e raporton “Hollywood Reporter”, e cila shkruan që ish roja bregdetare më seksi në botë dhe producenti Jon Peters janë betuar për dashuri të përjetshme në 20 janar në një ceremoni sekrete në Malibu.

Të dy kanë vite që njihen dhe për të dy është martesa e tyre e pestë. Dashuria e re i ka bërë mirë Pamelës, që është shfaqur seksi me një kostum të Baywatch, në një spot televiziv që ka bërë për vete Web-in.

 

 

 

Një dashuri 35 vjeçare

Takimi i parë mes Pamela Anderson dhe Jon Peters ka ndodhur kur ajo ishte vetëm 19 vjeç dhe sapo kishte mbërritur në Hollywood. Nga ai moment fati i ka takuar shumë herë, por janë dashur pothuajse 35 vjet që mes tyre të shpërthente pasioni. ‘Ka vajza të bukura kudo, por për 35 vjet kam dashur vetëm Pamelën’, ka rrëfyer bashkëshorti i ri për revistën. ‘Më ka bërë të egër në sensin pozitiv. Më inspiron dhe unë e mbroj. E trajtoj në mënyrën që duhet trajtuar. Nuk e ka shprehur të gjithë potencialin e saj si artiste, duhet akoma të shkëlqejë. Brenda saj ka shumë më tepër nga ajo që duket’, ka vazhduar Peters.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Të gjithë bashkëshortët e saj

Të dy kanë një listë të gjatë të ish-ave. Pamela ka qenë e martuar me rokerin Tommy Lee (me të cilin ka dy fëmijë), me kantauatorin Kid Rock dhe dy herë me lojtarin e pokerit Rick Salomon. Historia e fundit e rëndësishme për të ishte ajo me futbollistin francez Adil Rami, që zgjati 2 vjet. Për dashurinë që kishte për të ajo u transferua në Marsejë, por pasi zbuloi tradhtitë e vazhdueshme të tij, ajo u kthye në Hollywood.

 

Edhe në Cv sentimentale të Peters ka shumë femra të rëndësishme. Përveç historisë me Barbara Streisand, që zgjati dymbëdhjetë vjet, ai ka qenë i martuar me Marie Zampirella, me artisten Lesley An Warren, me producenten Christine Forsyth dhe me Mindy Williamson.

 

Martesa e pestë duket se i ka bërë shumë mirë Anderson, që është shfaqur e mrekullueshme në një spot televiziv, ku është kthyer në rolin e Cj, personazhit të ‘Baywatch’, që e bëri të famshme në të gjithë botën.

Me një komplet që i nxjerr në hap format shpërthyese, Pamela di akoma si të katalizojë vëmendjen dhe të mos mbetet pa rënë në sy. Në pak ore në fakt, videoja është bërë virale dhe komentet entuziaste nuk kanë munguar.