Në kohën kur kanë mbetur vetëm rreth dy javë kohë nga zgjedhjet parlamentare të 6 Tetorit në Kosovë, janë të shumta mesazhet e ndërkombëtarëve.
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë Philip Kosnett i thotë kandidatëve për kryeministër të ndjekin rregullat e zgjedhjeve dhe ligjin, për të pasur zgjedhje të lira e të ndershme.
“Zgjedhjet e lira dhe të ndershme fillojnë me ju. Drejtësia rrjedh nga kandidatët që ndjekin rregullat e zgjedhjeve dhe ligjin”, shkruan Kosnett në Twitter.