Paga të barabarta për gratë: Kombëtarja e Australisë arrin marrëveshje historike

Paga të barabarta për gratë: Kombëtarja e Australisë arrin marrëveshje historike

385
0

Federata e Futbollit e Australisë ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje historikë për t’i shpërblyer vajzat dhe djemtë e ekipeve kombëtare me paga të barabarta.

Marrëveshja historike katërvjeçare mes Federatës së Futbollit të Australisë dhe Shoqatës së Futbollistëve Profesionistë të Australisë e ka zhdukur dallimin në paga mes vajzave dhe djemve të ekipit kombëtar të Australisë.

Vajzat e ekipit kombëtar të Australisë, “The Matildas” – që arritën deri në 1/8 e finales së Kupës së Botës 2019 në Francë – dhe djemtë “The Socceroos”, do të marrin 24 për qind të fitimeve për sezonin 2019/20, shumë kjo që do të rritet për një për qind secilin vit.

Një sistem i ri për kontratat e futbollistëve do të bëjë që futbollistet më të mirë të Australisë do të kenë fitime më të mëdha sesa zakonisht, ndërsa lojtarët e ligës së nivelit të parë do ta fitojnë të paktën shumën e njëjtë me Socceroos.

Gjithashtu janë shtuar paratë për shpërblime për Kupën e Botës, nga 30 në 40 për qind për kualifikim, ndërsa kjo shumë ngrihet në 50 për qind nëse Kombëtarja e arrin fazën eliminatore të turneut.

“Futbolli është një sport për të gjithë dhe ky sistem i ri dhe marrëveshja e re janë një hap i madh në tentimin tonë për t’u siguruar se ne i kemi vlerat e barazisë, përfshirjes dhe mundësive për të gjithë”, ka thënë kryetari i Federatës së Futbollit të Australisë, Chris Nikou.