“Padi penale për arkitektin danez të Teatrit”

“Padi penale për arkitektin danez të Teatrit”

472
0

Presidenti Ilir Meta e ka çuar në Gjykatën Kushtetuese ligjin për teatrin Kombëtar, nga ana tjetër kreu i opozitës tha se opozita do të bëjë një kallëzim penal ndaj arkitektit danez të Teatrit Kombëtar, Bjarke Ingels.

“Brenda javës së parë të shtatorit, opozita do të padisë në prokurorinë shqiptare dhe në atë daneze, arkitektin danez të Teatrit Kombëtar Bjarke Ingels dhe kompaninë e tij BIG. Po bëhen përgatitje për të bërë të njëjtat hapa, me mundësitë që kemi në opozitë, kur të jemi në qeveri, do të kemi të tjera mundësi, edhe përsa i përket mafiozëve kroatë të Ramës me kasat fiskale. Gjithashtu, I njëjti veprim do të bëhet edhe përsa i përket një tjetër shkatërrimi i një tjetër vepre, nëpërmjet mikut të Edi Ramës, Casamonti, që mesa duket do të marrë përsipër veprën korruptive tek sheshi Nënë Tereza”, tha Basha.

Pak ditë më parë, kreu i opozitës nënshkroi edhe një pakt me artistët në mbrojtjes të Teatrit Kombëtar për restaurimin e tij dhe jo shembjen e godinës.