OSHEE: Haki Mustafa bëhet drejtori i ri, zëvendëson Adrian Çelën

OSHEE: Haki Mustafa bëhet drejtori i ri, zëvendëson Adrian Çelën

643
0

Haki Mustafa është drejtori i ri i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE). Mustafa, që është propozim nga Partia Demokratike, në kuadër të marrëveshjes PS-PD, zëvendëson në këtë detyre Adrian Çelën. Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare të OSHEE. Haki Mustafa ka qenë kryetar i Njësisë 11 Laprakë. Adrian Çela ishte drejtori i OSHEE për rreth dy vjet e gjysmë. Gjatë kësaj periudhe  OSHEE shënoi një performancë pozitive, ku niveli i humbjeve zbriti në 28% në fund të vitit 2016, nga 45% në 2013-n.