Ornela Gaçe: Lajmotivi im është puna….

Ornela Gaçe: Lajmotivi im është puna….

4202
0

Është një nga personazhet publike që po thuajse nuk është folur për të. Pasi vetë ajo nuk para preferon të flas për mediat, qofshin ato të shkruara apo dhe ato vizive . Por ne me pak këmngulje ja arritëm qëllimit. Ishim në zyrën e saj ku ajo gjendet çdo ditë dhe  i morëm një intervsitë krejt të sinqertë. E kemi fjalën për gazetaren dhe moderatoren e njohur Ornela Gaçe . Atë e shikojmë prej 11 vjetësh tashmë në ekranin e televizionit SCAN me emisoinin e saj “Bardhë a Zi” përkrah gazetarit Erion Kristo. Me natyrën e saj karizmatike dhe me eneregji plot potencial, Ornela na priti në zyrën e saj ku zhvilluam një bisedë krejt të sinqertë dhe miqësore me të. Ornela në një intervistë për portalin “vizion.com.al” tregon se si ka nisur rrugëtimi i saj në gazetari dhe tv , ajo flet për emisionin e saj “Bardhë a Zi”. Gjithashtu Ornela nuk shpëtoi dot pa folur për jetën e saj private, si dhe projektet që ajo ka për të ardhmen.

 

Ornela ti nuk ke folur për mediat e shkruar pse ky vendim?

 

Meqënse ti e nise me këtë pyetje unë do të kthej një përgjigje: unë kam folur në mediat e shkruara, shumë kohë më parë, por puna është se nuk flas më pasi një shkrim qq më ka bërë një gazetare që mund ta përmend pa problem, Aulona Musta që kishte thënë në titull Ornela vdes për para pasi ne gazetarët duam të shesim pak dhe vendosi lloj loj titujsh pa lidhje. Nuk është që unë si dua paratë sepse punoj gjithë ditën, por se kisha menduar dhe se mendoj të vdes për para, pasi unë vdes për gjërat që kam të përzemërta, por paraja nuk është se e kam shumë të përzemërta pasi kam njerzit e dashur dhe shumë gjëra më të rëndësishme që mund të vdes, prandaj dhe nuk dal më në mediat e shkruara. Por unë dhe në televizion nuk është se preferoj shumë, sepse dhe ato gjëra që kam për t’i thënë i them në emisionin tim . Për mua quhet humje kohe dhe kjo dalja nëpër ekrane të tjera.

Si nisi rrugëtimi juaj në gazetari?

 

Ishte diçka krejt rastësore, fillimish doja të bëhesha aktore, bëra një kurs me Kadri Roshin që kur më testoi në një poezi që më dha i bëri përshtypje timbri i zërit tim, ju duk pak i veçantë, por ç’ti bëja filloi time më, jo çdo bësh ti aktore, jo po kështu, jo po ashtu, siç e kanë mamatë. Në fakt ishte 97, një periudhë shumë e çuditshme shumë kautike ku pas orë 6 nuk mund të dilje. Në atë kohë ishte një periudhë që vetëm deri në orën 6 mund të dilje vetëm vajza pastaj do shoqëroheshin o me villain, ose me babain, dhe unë ngela tek një degë që mua më pëlqente e kisha shumë të përzemërt, ngela tek dega e histories. Kur mbarova shkollën u gjenda përballë një fakti ose do merrja bukën nën sqetull dhe do shkoja mësuese të jepja 6 orë mësim dhe pastaj deri në moshën 40 vjeç nuk më merrte më njeri as për dëshmitare, sepse intensiteti i të menduarit bie dhe zgjodha një gjë tjetër që i përshtatej adrenalinës time, tipit tim: gazetaria, por këtë orientim ma dha djali i hallës time Pirro Kita- actor. Ti duhet të shkosh në këtë drejtim më tha, e unë ja di shumë për faleminderit, më zgjoi atë gjë që i përshtatet shumë natyrës time. Pak njerëz e gjejnë veten në punë në këtë realitet që ne flasim mua më bekoi fati dhe e gjeta menjëherë vetën në pozicionin që unë e dashuroj akoma dhe pse jam në dy drejtime: mes gazetarisë dhe marketingut, por gazetarinë se lë dot .

Kur ke nisur për herë të parë punë si gazetare?

 

Në vitin 2001 tek Telenorba shiptare me Ilva Taren, zanitin nuk ma dha njeri por unë e vodha duke pare, duke ndjekur nga mbarapa duke patur dhe ato hezitimet dhe frikërat e mia kam bërë një kronikë në Paskuqan me liderin e PD-së Berisha u gjenda përpara montazhit me frikën se jo unë se bëj dot, por më pas pata ngacmimin e një montazheri me eksperiencë që më tha t’i do ta bësh se duhet ta bësh dhe se është bërë dhe personi më i rëmdomtë gazetare e jo mos e bësh ti dhe kjo më dha spunto që unë të vazhdoj me tej.

Më the pak më parë që zanati vidhet nuk ta jep njeri si e shikon konkurencë midis njëri-tjetrit në gazetari ?

 

E di çfarë po ndodh në kohët që po flasim njerëzit vetë quhen gazetarë unë nuk e quaj veten dot gazetare, gazetarë quhesh në moshën 40 vjeçe, unë vazhdoj të them që unë ndjehem në pozitat e një moderatore që kam fituar eksperiencën time maksimale dhe pse jam pak më e sigurt para kamerës, pasi janë vitet ato që të forcojnë. Por unë habitem me të gjithë ata që vetë quajnë veten gazetarë dhe bëjnë një piarë tjetër nga ata, ato që të jep ekrani sepse po të shikosh me dhjetëra faqe sot në istargram jane mbushur nga blogerët ose nga të vetëquajturit gazetarë sepse mendojnë se në bazë të klikimeve kanë arritur famën. Unë mendoj se famën në gazetari nuk ta japin klikimet, por ta japin kauzat ta japin çështjet, ta japin ivestigimet, ta japin tematikat që trajton një gazetare fatlum për mua do të quhet ai që është gjenur në kohën e duhur në vendin e duhur dhe bën gjënën e duhur. Këtë gjë unë e kam pasur vetëm një herë në jetë ta kem atëherë kur u gjeta në Gërdec, ishte një situatë komplet rastësish, unë nuk e dija se do isha unë gazetarja që do të shkoja aty ndodhi, shpërthimi dikush më njoftoi mora makinën dhe ika menjëherë, ishim dy gazetaret e para që shkelëm në kraterin ku ziente shpërthim,i isha unë dhe Anduela Nalbani dhe më tej erdhën këta të fashmint gazetarë të tjerë të Klanit, Top Chanel, por unë e quaj veten me fat pasi u gjenda në vendin e duhur dhe në kohën e duhur. Të them të drejtën vendosëm jetën tonë në rrezik bashkë me Anduelën, por po të më thuash tani do ta mendoja dy herë atë kohë e bëja pasi ishte pasioni i moshës që të rrëmben ndonjëherë, por që mbaj mend që ka qënë një ndër situatat që më ka dhënë adrenalinë më të fuqishme në jetë, situatë e Gërdecit sa kur ikëm nga krateri pasi prisim dhe shpërthimin e orës katër shikonim mbrapa dhe mendoja o zot mos ndodhe tani shpërthimi kur shpëtova deri tani pse të iki në fund të misionit.

Ti ke 11 vjet që moderon emisionin Bardh a Zi vetë emri i këtij emisioni çfarë përmban ?

Është kontrasti i realitetit shqiptar, ne po të shikojmë gjithë jeta në përditshmërinë tonë është ashtu, por ne e veshim me ngjyra se duam ta shohim ashtu .Zakonisht njerëzit janë pesimistë sidomo në këtë vit që ne flasim pesimizmi ka arrituir majat më të larta, janë të pakënaqur nga shteti, nga ekonomia janë lodhur nga problemet dhe ne përpiqemi të sjellim realitetin e gjërave siç janë jo, me ngjyra siç dalin në ekranet e tjera ku shumica e gjërave nuk thuhen, atje madje thuhen dhe ato fjalë që publiku nuk i thotë dot nga ekrani ato i sjell në studio Erion Kristo duke bërë atë avokatin e djallit, duke thënë mendimin e atyre qe nuk flasin dot .

 

 Si është të punosh me Erion Kriston?

 

Ishte një ftesë e ime që ke televizioni Arbëria që ja bëra Erionit. Erionin e pikasa në një format që ne bënim atëherë tip të djele me Xhimi Lazen, Erionin e pikasa në një debat dhe i thashë ti do vish me mua se do bëjmë një emission, por ai mendoi se nuk do ta bëja, por unë zakonisht atë që them i bëj deri në fund, dhe bëra formatin “Bardhë a Zi” cili sartoi te TVA ishte një skenografi perfekte, dhe Erioni e kishte ende atë vështirësinë dhe me thoshte mua si do ti them gjërat kështu, po do ti thuash more i thash se je vlonjat dhe do thuash zërin e atyre do të bësh atë avokatin e djallit e kam mësuar mirë tani atë pjesë.

 

A ndjeheni mirë si partner në studio?

 

Ne kuptohemi me sy tani kaq vite eksperiencë na ka bërë që ne një emision ne mund të hyjmë paditur se çfarë mund të flasim, sepse e kuptojmë atje ku ka pasur dhe raste që ka ndodhur dhe kështu dhe ka dalë emisioni më i mire.  Zakonisht në tema i diskutojmë me njëri- tjetrit dhe të ftuarit gjithashtu dhe përpiqemi të gjejmë njerëz që të kenë çfarë të thonë dhe jo njerëz super të kosumuar në ekrane të tjera ky është dhe qëllimi .

 

Sa e vështirë është që të thuhen gjerat troç në këtë ditë ?

Nuk ka asnjë vërshtërsi, pasi njerëzit i duan gjërat troç dhe falenderojnë emisionin pasi nuk kanë ku ti thonë këto gjëra troç, por unë dua të bëj një falenderim këtu e para për atë që nuk jeton më: Artan Santon, i cili kurrë nuk i ra njëherë telefonit tonë pse e thatë këtë apo pse e thatë, pasi liria është një gjë e madhe për gazetarin, dhe e dyta Elvana Hanën e cila pason të njëjtën metodë drejtimi pasi për gazetarin liria është kryesorja dhe unë ndjehem me fat që në mendian ku punoj liria nuk më është cënuar kurrë .

 

 A ka Ornela në mëndje ndonjë projek të ri apo ke gjetur veten më së miri aty ?

 

E para “Bardhë a zi” çdo vit ndryshon , nuk ndryshon emri por brendia. Nëqoftë se një vit jepej verdikti dhe jepej një verdikt për çështjen vitin tjetër ka qenë zgjidhja, vitin tjetër ka qënë reago dhe të gjithë njerzit filluan të kuptoni se çfarë ishte reagimi dhe fillinonin reagonin tani ose Bardhë e Zi “kështu që ne jemi kthyer në moto kështu që” Bardhe Zi” nuk më duket ende e kosumuar. Në fakt kam në mëndje një projek shumë të madh mjekësie që të flasin ata që shkelen nga sistemi mjekësor nga ata që abuzohet me shëndetin e tyre ku është një format që e kam në mëndje, kam disa vite që e kam në mëndje por duke pasur shumë angazhime tek Dhoma e Tregtisë me shumë gjera që nuk ma lënë kohën e lirë them që dhe këto dy vite e shof veten te Bardhë a Zi.

 

Cilat janë angazimet e përditshme të Ornelës?

 

Në mëngjes çoj vajzën në shkollë dhe e marr vetë, se nuk ja besoj dot njeriu pastaj vij këtu te Dhoma e Tregtisë, shumë punë janë pesë evente në vit që me angahzojnë goxha. Njëherë në javë shkoj e bëj emisionin, por për mua nuk është një herë në javë spese temat janë të ndryshme dhe duan kohën e tyre per ti përgatitur.

 

 Flasim pak për Ornelën si mama ?

 

Pak e çuditshmme, por ajo ma ka mbeldhur si s’ma ka mbedhur asnjë burrë tjetër në jetë, si ajo vajzë dmth jam bërë kaq dhe s’ma ka mbledhur askush tjetër si ajo ndodh se kur Vivin është sëmurë me temperature , unë sëmurem më keq se ajo. Është shtatë vjeçe, jam shumë e dhënë pas saj, bëj pak më shumë se çduhet për të, por është fotokopja ime më origjinale .

 

Të shikojmë në çdo dalje tënde të kuruar, kush kujdeset për lukun tënd?

 

Kam pasur një siklet shumë të madh këtë kohë pasi është shumë e vështirë sot të gjej një njeri që të më njohë dritë- hijet e portretit, pasi unë për fat të mirë nuk kam pranuar të bëj ndërhyrje estertike në fytyrë, dhe nuk do ta bëja kurrë dhe pse e di që unë hundën e kam me problem e di, por e para im shoq nuk më lë dhe e dyta kam frikë kështu që e kam të vështirë të gjeja një grimier por këtë kohë kam rënë në duart e Olti Shullës që më ben një yll dhe jam shumë e knaqur me të dhe e falenderj shumë .

 

Më përmende operacionet plasike, je kundër apo pro tyre?

 

Jo nuk jam kundër, por më duket sikur femrat janë bërë një lloj dhe e dyta unë kam shumë frikë nga bisturia kam frike nga spitali , dhe e treta kur s’kam nevojë pse ti bëj unë ndjehem mirë me veten time.

 

Çfarë e dallon Ornelën nga të tjerat?

 

Lajmotivi im është Puna puna puna .

 

Nga çfarë ka frikë Ornela ?

 

Unë kam shumë frikë avionin , ujin e kam shumë frikë kam panik, pasi kur kam qënë e vogël kam qënë duke u mbytur, por tani falë tim shoqi e kam mësuar notin pasi ai është një notar i shkëlqyer.

 

Cila është përralla që ti i tregon vajzës para se ta vesh në gjumë?

 

Shitësja e vogë e shkrepseve e Andëstenit është shumë e bukur si përralë .

 

Hobet e Ornelës?

 

Dhënia e bicilketës pa fund , dhe udhëtimet.