OFL ngre ‘stekën’, i dërgon formularin Mond Begos dhe dy të fortëve...

OFL ngre ‘stekën’, i dërgon formularin Mond Begos dhe dy të fortëve të Beratit (NJOFTIMI+EMRAT)

536
0

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar Formularin e deklarimit të burimit të pasurisë tek biznesmeni kontravers, Mond Bega, i njohur edhe si Edmond Bego, një nga emrat e shumëakuzuar nga Partia Demokratike për lidhjen miqësore sipas demokratëve me Taulant Ballën. Bego, nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Me një sërë biznesesh luksi në kryeqytet, biznesmeni njihet edhe me disa emra të tjerë si “Manoli Irfan Bega:, Saimir Sina, apo edhe Belul Gjahtari. Ai është arrestuar në Greqi për trafik droge, ndërkohë që shteti italian e ka dënuar atë me 21 vite burg, që gjykata e Lartë ia ka konvertuar në 4 vite burg.

 

Emri i dytë i listës së sotme, është Eduart Nazari nga Berati, i arrestuar në Greqi me një makinë “Benz” me targa greke “AA 811 GL“, në të cilën ndodhej një sasi prej 3.5 kilogram heroinë.

 

Edhe emri i tretë është një personazh i njohur për blutë e Beratit. Ai është Gentian Cako, i dënuar nga Gjykata e Korçës për vrasje. Ai u arrestua disa vite më parë, pasi gjykata e Milanos e kishte dënuar me 16 vjet e 10 muaj burg për trafik droge. Policia bën me dije se Cako ishte në kërkim prej vitit 2007, ndërsa ndalimi u bë me qëllim ekstradimin e tij drejt shtetit italian.

 

Njoftimi i plotë:

 

OFL, 5 mars Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon operacioni Forca e Ligjit, në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë. Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë shtetasve:

 

  1. N., banues në Berat, arrestuar në vitin 2013, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

  1. Ç., banues në Berat, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me 20 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese, e kryer në bashkëpunim”.

 

  1. B., banues në Tiranë, dënuar në Itali me 11 vjet burg, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikim droge”.

 

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK, të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

 

Që prej 3 shkurtit, OFL ka nisur goditjen dhe sekuestrimin e pasurive të emrave të njohur të botës së krimit. OFL ka dërguar tashmë formularin tek Suel Cela dhe Plarent Dervishaj, Dash Gjoka, Emiljano Hysenaj, Lulzim Berisha, Edlir Hysenaj, Altin Hajri, Ardian Capja, grupi i Dukagjinit, Saimir Taullau, Ben Qimja, Durim Bami, Landi Muharremi, Bardhok Pllanaj, Alberto Lamaj, Dritan Dajtit, Xhevdet Troplinit, Emiljano Shullazit, Gjergj Cukalit, Orges Jahelezi dhe Pajtim Serjanit, Gazmend Mahmutajt, Edison Çobos, Ervis Martinajt, Arben dhe Valentino Kaçorrit, Altin Lames, Eduard Dushkut, Fatjon Lazes, Kreshnik Budllës, Astrit Avdylajt, Astrit Balliut, Arben Frrokut, Jasin Kalas Durim Keçit, Flamur Hakës , Talo Çelës, Aurel Hoxhallarit dhe Elidon Kotorrit.