Pas fjalëve se Roshi do t’i bashkohej një skuadre në “La Liga”, ndërsa jemi në orët e fundit të merkatos së dimrit, zbulohet më tepër sa i përket të ardhmes së këtij sulmuesi. Kështu, është arritur përfundimi se nuk ka një akord me ekipin spanjoll, pasi Roshi është pjesë e rëndësishme për skuadrën ruse.
Gjatë një kontakti që redaksia e “Sport Ekspres” pati me menaxherin e Odise Roshit, Adrian Aliaj, gjithçka sa i përket këtyre detajeve. Pas disa tratativash për kalimin në “La Liga”, ajo që ka munguar ishte gjuha e përbashkët mes klubit spanjoll dhe vetë futbollistit, por pa harruar edhe Akhmatin që nuk kërkon ta lëshojë lehtë “raketën shqiptare”. Gjithashtu kemi arritur të zbulojmë edhe emrin e kësaj skuadre që ndodhej në elitën e futbollit spanjoll dhe që ishte e interesuar për Odise Roshin. Bëhet fjalë për Espanjolin, e cila aktualisht ndodhet në vendin e fundit të “La Ligas