Obama: Ata që vendosin të hyjnë në politikë duhet të jenë në...

Obama: Ata që vendosin të hyjnë në politikë duhet të jenë në paqe me vetveten

488
0

Ish-Presidenti i SHBA, Barack Obama, ka dhënë një intervistë për fundvit për BBC, me Princin Harry të Britanisë. Obama nuk kishte dhënë intervistë për ndonjë medium qysh nga janari, dhe si duket ka zgjedhur fundvitin për të folur tema më relaksuese se ato gjatë kohës sa ishtë President i SHBA-së ,këtu ai foli për të kaluarën e tij si President, për ndikimin e mediave sociale në shpërndarjen e informacionit dhe tema të tjera. “Njëra nga rreziqet e internetit është se njerëzit mund të përballen me realitete të ndryshme tashmë” tha Obama duke folur për ndikimin e rrjeteve sociale në shoqëri. “Sfida e mediave sociale të ditëve të sotme është se si të ndëgjojmë opinione të ndryshme nga të gjithë individët, dhe këto opinione dhe qëndrime ti harmonizojmë , kjo është sfida, e vërteta është se njerëzit në internet janë aq të thjeshtë , mirëpo në realitet ata janë shumë të komplikuar” u shpreh Obama në këtë intervistë. Në pyetjen drejtuar Presidentin Obama se cilat ishin presionet e të qenit President i SHBA, Obama u përgjigj: “Është e vështirë, të jeshë në syrin e publikut është e pakëndshme në disa mënyra, të sfidon në shumë aspekte, është e vështirë mirëpo secili duhet të jetë në paqe me veten e tij kur vendos të hyjë në politikë, por të sjellësh ndryshime pozitive për vendin , mendoj se sakrifica ja vlen”. Obama u shpreh optimist për të ardhmen e vendit duke thënë që nëse kontribuojmë të gjithë, flasim, ndryshojmë dicka pozitivisht në rrethin ku jetojmë, atëherë ndryshimi dhe e ardhmja do të jetë më e mirë dhe më e lehtë, përfundoi Obama.