‘O çun të ka Zoti në shënjestër’/Artan Hoxha mesazh të ‘koduar’ Lefter...

‘O çun të ka Zoti në shënjestër’/Artan Hoxha mesazh të ‘koduar’ Lefter Allës: Mos pi mall bëj palestër… (REAGIMI)

537
0

Tiranë-Artan Hoxha i ka dërguar së fundmi një mesazh ‘të koduar’ Lefter Allës, kryebashkiakut të Bulqizës, për të cilin publikoi një video ku ky i fundit shfaqet duke konsumuar kokainë.  Në profimin e tij në Facebook, Artan Hoxha i thekson Allës që të mos pijë mall, por të bëjë palestër.

“O çuun të ka Zoti në shënjestër, qyqja mos pi mall, bëj palestër, doktor Flori Ermal Mamaqi… “, shkruan ai në postimin në Facebook, ku ka publikuar edhe këngën e artistëve.

Dy ditë më parë gazetari investigativ Artan Hoxha publikoi videon e kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla duke konsumuar kokainë. Pas publikimit të pamjeve, një reagim i menjëherëshëm erdhi nga Alla, i cili e ka cilësuar videon si montazh duke pretenduar se i është bërë edhe presion nga grupet kriminale, që sipas tij veprojnë në Bulqizë për interesa biznesi, ndërkohë që PD kërkon largimin e tij.

Dje gazetari Artan Hoxha dhe Alla bashkë me avokatët e tij dhanë para prokurorëve  të SPAK versionet e tyre për ngjarjet. Gazetari Hoxha tha se kishte parë interes nga hetuesit për zbardhjen e ngjarjes dhe se u kishte vënë në dispozicion videon e plotë.Ndërsa Lefter Alla mësohet të ketë thënë se nuk është ai personi në video.  “Nuk jam unë personi në video. Të gjendet se kush është. Burimi i materialit? Pyesni ata që publikuan emrin tim”, tha kryebashkiaku dje. Dosja.al mësoi se dyshohet se kryebashkiaku është përfshirë në shitje dhe prodhim të lëndëve narkotike. SPAK  i ka kërkuar  ditën e sotme Allës që të bëjë edhe testin e drogës.