Roja bregdetare britanike ka mundur të rikuperojë sot nga fundi i detit një nga trupat e humbur në aksidentin ajror ku u përfshi dy javë më parë avioni kur udhëtonte futbollisti argjentinas Emiliano Sala. Policia britanike nuk ka dhënë informacione nëse bëhet fjalë për trupin e futbollistit apo të pilotit. Trupi do ti nënshtrohet mjekësisë ligjore dhe më pas do të ketë një komunikatë për shtyp. Sipas Policisë Britanike, operacioni për nxjerrjen e trupit u bë në kushte ekstremisht të vështira. Ndërkohë që është bërë e pamundur të nxirret në sipërfaqe, rrënojat e avionit të vogël “Piper Malibu” më të cilin udhëtonin futbollisti dhe piloti në momentin kur humbën nga radarët, më 21 janar. Ndërsa ka të tilla zhvillime, ekipi i Nantës i ka kërkuar ekipit të Kardifit, ku do të luante në vazhdim Sala, kaparin prej 5.6 milion eurom nga 16 milion euro që ishte blerë Sala.