Nuk paguan faturat e fëmijës, sulmuesi i njohur rrezikon burgun. Ish e...

Nuk paguan faturat e fëmijës, sulmuesi i njohur rrezikon burgun. Ish e dashura e çon në gjyq

444
0

 

 

Sulmuesi i Çelsit, Miçi Batshuaji, është hedhur në gjyq nga ish e dashura e tij sepse nuk paguan shpenzimet mujore që i takojnë për vajzën e tyre 2-vjeçare.batshuaii

 

Belgu, i cili paguhet 100 mijë paund në javë, është urdhëruar nga gjykata që t’i paguajë një rrogë mujore ish të dashurës së tij Gite Van der Elst, e cila e akuzon se mungojnë dy pagesa mujore prej 2 mijë paundësh secila, ndërsa shumë të tjera thotë se ai i vonon.

 

 

Nëna 26- vjeçare e ka denoncuar futbollistin për braktisjen e fëmijës dhe sipas ligjit belg, për një akuzë të tillë ligji parashikon përveç gjobës edhe një dënim me burg prej 6 muajsh.