Aktori i njohur shqiptar Gent Hazizi qëndron i izoluar në shtëpi prej 16 ditësh duke parë sesi mjekët luftojnë për të shpëtuar të prekurit nga koronavirusi. Por ai nuk dëshiron të qëndrojë më i heshtur dhe në pritje, por është ofruar vullnetarisht për të luftuar të ashtuquajturin ‘armik të padukshëm’.
Ai tha se nuk është mjek e as infermier por është mund të ndihmojë si shofer pasi di të ngasë makinën.
Aktori i bëri thirrje qeverisë që të marrin në konsideratë thirrjen e tij dhe ta angazhojnë si shofer ambulance, për të shpërndarë ushqime apo për të bërë pazar për të moshuarit.
Postimi i plotë:
Me kete foto te patentes sime po i drejtohem Autoriteteve!Kam 16 dite i mbyllur ne shtepi dhe baba i 3 femijeve. Jane mobilizuar ne kete lufte e po sakrifikojne shume prej nesh e Mirnjohje per te gjithe Ata qe jane ne vijen e pare!Une nuk jam i afte as si infermier e as si mjek por jam i afte te ngas makinen.
Dua te ofrohem vullnetar qofte si shofer ose per çdo lloj pune tjeter ne shperndarje ushqimesh ose dhe per ti bere pazarin pensionisteve tek njesia 5 ne ate ore leje qe do kemi nga e hena!
Nuk do surprizohesha aspak sikur te me merrte Kryeministri, Kryetari i Bashkise apo Ministrja e Shendetsise ne telefon e te me thoshte: Artisto bravo,nlufte jena por Ti na duhesh qe trrish mshpi e kshu ke bo detyren tate!
Sinqerisht do surprizohesha e do e falenderoja nese dikush me mer e me thote: Artisto kena pune per ty si shofer ambulance, duhet te shperndash keto ushqime ose bej pazar per pensionistet e njesise 5 se vetem 1 ore leje ke! Vullnetarisht do e beja pa asnje pagese!