Nuk dua të bëhem si ata, por do të paguaj një çmim

Nuk dua të bëhem si ata, por do të paguaj një çmim

785
0

 Nga Juliana Dema

Shpesh herё kur prezantohem diku, mjaftohem duke thёnё vetёm emrin. Nuk kam ndonjё mbiemёr me zё, kёshtu qё nuk e ndjej tё nevojshme ta pёrfshij nё prezantimin e vetes. Aq mё pak preferoj tё them se ҫ’kam studiuar..

Shpesh njerёzit tallen me ne, po po tallen, dhe sa mё pak tё dinё rreth nesh aq mё mirё. Jetojmё nё njё vend ku nёse studion Shkenca Politike ti duhet tё bёhesh njё politikane, po studiove Filozofi do bёhesh budallaqe, se filozofёt tё tillё cilёsohen nё shoqёrinё tonё. Ja pra edukimi! Pra unё s’bёj dot njё prezantim tё plotё tё vetes, e jo mё tё bёhem politikane!

Njё nga gjёrat e para qё kam mёsuar fill pasi futa kёmbёt nё Shkencat Politike ishte qё dhe po nuk u more me politikё, do tëmerret politika me ty. Kjo mё bёri qё  tё ushqeja, pa ditur, njё interes ndaj politikёs dhe sa mё shumё e njihja, kuptoja se ajo kish’ qenё pjesё e pёrditshmёrisё time, thjeshtunё s’kisha shprehur interesin pёr t’u thelluar tek ajo.

Njeriu pёr njeriun ёshtё ujk (Hobsi).  M’u deshёn tre vite pёr t’u bindur… Shpesh herё para ose pas mёsimit nё fakultet, shkoja te Katedralja e Shën Palit dhe lutesha. Nё lutjet e mia gjendeshin tё gjithё njerёzit qё vuajnё, nё njё formё a njё tjetёr, kudo nё botё. Lutesha sepse ҫdo ditё pёrgjatё rrugёs ndeshesha me njerёz qё kishin nevojё pёr ndihmё. Ҫ’ka mund tё bёja pёr ta, nё afatgjatё, ishte t’i lutesha Zotit tё na bёnte mё njerёzorё pёr njёri-tjetrin, tё shihnim veten te njёri-tjetri, sepse jemi shndёrruar nё ujqёr tё vёrtetё! S’ka mё humanizёm brenda nesh, ose ka fare pak… Thuhet se nёse do qё tё gjithё tё jenё tё kёnaqur me ty, bёhu shitёs akulloresh, jo politikan! Vёrtetё jeta ёshtё pёrllogaritje e saktё matematikore, por ne njerёzit nuk duhet tё shndёrrohemi apriori nё numra, jemi shumё mё tepёr se aq! Pёr mua ҫdo njeri ёshtё i rёndёsishёm, nё tё kundёrt ekzistenca e tij do ishte e tepёrt. Padyshim tё paturit mundёsinё pёr t’u bёrё politikane do mё ndihmonte tё bёja mё tё mirё jetёn e shumё njerёzve, dhe kjo do ishte njё ёndёrr qё ҫdokush do donte ta bёnte realitet, njё lutje e dёgjuar, njё jetё plot kuptim, e me shumё vlerё pёr t’u jetuar!

“Njё politikan profesionist ёshtё njё njeri i ҫ’nderuar profesionalisht. Pёr tё kapur njё post sa mё tё lartё, atij i duhet tё bёjё aq shumё kompromise dhe tё pёsojё aq shumё poshtёrime, saqё nё fund nuk ka ndonjё ndryshim tё madh me njё prostitutё” (Mencken). Pra rruga pёr t’u bёrё njё politikane kёrkon shumё kompromise, kompromise për vlera, parime e ideale, qё unё me thёnё tё drejtёn, as qё e mendoj qё duhen vёnё nё diskutim dhe shpresoj tё mos e bёj kurrё. Sakrifica, durim tjetёrsim. Po, nuk diskutohet qё tё qenit pjesё e politikёs tё tjetёrson. Filozofёt, do duhej tё qeverisnin nё njё shtet ideal Platonik. E qё filozofёt tё arrinin ta bёnin punёn e tyre siҫ duhet, do duhej tё merreshin dhe tё edukoheshin qё nё vegjёli. Edhe idealizmi i Platonit e pati njё kthesё, edhe vetё Platoni ndryshoi mendje! Sepse filozofёt s’do lejohen kurrё tё qeverisin. Dhe pse tё denjё, ata s’do mund tё jenё kurrё pjesё e politikёs, tё paktёn jo si pushtetarё qeverisёs! E aq mё pak nё vende ku politika është llum e baltё. Ja pse nё vende si i yni njerёzit me integritet, kanё mjaftueshёm dinjitet e integritet, sa pёr t’u mos u bёrё pjesё e politikёs e aq mё pak tё bёhen vetё politikanё, fatkeqesisht.

Njё karrierё aventurieske nё politikё ёshtё ёndrra e ndokujt, qёllimi qё justifikon ҫdo mjet. Nuk ka hapёsirё pёr t’u menduar gjatё, mjafton ta kesh nё mendje dhe nё tokёn magjike tё quajtur Shqipёri e realizon lehtё. Mund tё mos dish tё artikulosh, tё mos kesh elokuencё, madje s’ka nevojё as tё dish tё lexosh, mjaft tё tё fusin emrin nё ndonjё listё dhe njё ditё tё bukur (jo domosdoshmёrisht) e gjen veten nё Parlamentin e Republikёs. Nёse arrin tё lidhёsh dy fjalё, tё bёsh sikur di, e tё flasёsh me fjalё tё mёdha, dhe pse askush s’tё kupton, akoma mё mirё, se merr dhe ndonjë post ministri.

Mund t’u premtosh njerёzve njё shtёpi nё njё tjetёr univers, ҫ’tё duash, sa mё i paimagjinueshëm dhe i pakonceptueshëm tё jetё premtimi aq mё mirё. Njerёzve tё varfёr u pёlqejnё pёrrallat, u ngjallin besimin te “shpresa vdes e fundit” ose “mё mirё do bёhet”..

Njё arsye pse unё nuk dua tё bёhem politikane, ёshtё pamjaftueshmёria e njohurive qё unё mendoj se kam.Nga ana tjetërmungesa e njё dёshmie se unё jam mjaftueshёm e zonja nё qёndrueshmёrinё e fjalёve apo veprimeve tё mia, kjo dhe për shkak tëmoshës, mё bёn mua pak ose aspak tё besueshme nga ata qё supozohet tё jenё elektorati im (ose elektorati nё potencё). Tё paktёn kёshtu supozohet tё ndodhte, nёse do ishim njё vend normal.

Nё jetё ёshtё e rёndёsishme tё zgjedhёsh se me kё do tё bashkёpunosh, kё do tё bёsh kundёrshtar, ose sё paku t’i njohёsh shumё mirё ata. Sigurisht qё shpesh ka dhe tё papritura, por unё nuk do doja tё cilёsohesha si Juliana e X partie, kolege e Y personi (qё mund tё jetё me precedentё penalё, analfabet, njё individ i shthurur, i paqёndrueshёm nё ato ҫ’ka thotё, gёnjeshtar, profet apo njeri qё cakton kush duhet tё flasё apo dhe se ҫfarё duhet tё thotё).

Nёse tё qёnit politikan do tё thotё tё zotёrosh tё drejtёn qё vjen nga hyjni tё panjohura, pёr t’ua kushtёzuar tё tjerёve lirinё, atёherё unё preferoj tё mos kem as titullin politikane. Sepse liria e ҫdokujt nuk mund tё pёrcaktohet vetёm nga unё, madje as vetё liria ime. Tё drejtat dhe detyrimet e gjithsecilit prej nesh janё parashtruar dhe konvertuar nё ligje pёr tё na e pёrmirёsuar dhe rregulluar jetёn e tё gjithёve ne, vetё shteti u krijua si domosdoshmёri pёr tё vёnё rregull nё mёnyrёn se si jeta e njerёzve ёshtё e organizuar.

Nё njё vend ku llogaridhёnia nuk ekziston, ku unё si politikane mund tё bёj ҫ’tё dua, dhe nё fund tё ditёs nuk kam as edhe njё detyrim pёr tё justifikuar atё ҫ’ka bёj, unё preferoj tё mbetem njё qytetare e denjё, me dinjitet e integritet, sesa njё politikane qё ka vetёm tё drejta dhe jo detyrime. Sepse ky nuk ёshtё vendi qё unё dua, politika nuk ёshtё profesion, por mision.

Pёr mua politika nuk ёshtё cirk, kinema e as teatёr. Nё politikё askush nuk mund tё bёjё ҫ’tё dojё. Politika (teorikisht) nuk fal gabime, sepse objekt i politikёs janё njerёzit, e politikat e gabuara shkatёrrojnё ose sё paku ndryshojnё rrjedhёn e jetёs sё qёnieve njerёzore. Politika ёshtё njё mision i shenjtё, nuk mjafton tё kesh dёshirё pёr t’u bёrё pjesё e saj, duhet tё kesh karakter tё fortё, e nё tё njёjtёn kohё tё jesh empatik. Tё shohёsh larg, por tё mbetesh me kёmbё nё tokё. Tё dalёsh i kollarisur nё institucione e takime zyrtare, e pasditeve tё takosh njerёz tё thjeshtё tё cilёt t’i pyesёsh se ҫ’problemekanё. Politika ёshtё proҫes, dhe duhet respektuar ҫdo hallkё e saj, nё tё kundёrt, zinxhiri prishet…

Tё bёhesh politikane me qёllimin pёr tё hyrё nё histori ka shumё risk. Ti mbase e shkruan historinё sipas qasjes tёnde sot, por gjithmonё do tё ketё njerёz qё do e shohin ftohtё historinё. Gjurmёt qё lё do mund tё kritikohen, dhe me tё drejtё. Zёmё shembull ҫdo të mendojё njё fёmijё pas 20 vitesh kur tё lexojё diku, se nё vitin 2020 njё pandemi gjunjëzoi botёn, e mbajti peng disa muaj, sepse njё virus po qarkullonte nga një kontinent në tjetrin, sipas një grafiku tëbërë nga njëindivid.  Shqipёria, njё vend qё pёrpikmёrinё nuk e ka ndёr vlerat pёr tё cilat krenohet, e kishte virusin me orar, sepse kështu thoshte i vetëshpalluri si baba i saj. Qytetarët e  Republikës sëShqipërisëduhej tё merrnin leje tek ai, nё duhet tё dilnin, ku dhe nё ҫ’orar. Nga ana tjetёr nёse kishin ndonjё shqetёsim mund tё komunikonin me tё lehtёsisht nё Facebook. Dhe ky individ ishte Kryetar i njështeti “Demokratik”…

Unё zgjedh tё mos jem politikane, tё paktёn jo nё kёtё gjendje ku ndodhet vendi im sot, megjithёse unё e di qё “Njё nga ndёshkimet pёr refuzimin pёr tё marrё pjesё nё politikё ёshtё se pёrfundon duke u qeverisur nga inferiorёt e tu” (Platoni).