Nora Junçaj: ” Rinia është shtyllë e shoqërisë, sa më shum angazhim i rinisë vlerë për komunitetin shqiptarë në diasporë”

Sekretarja e Shoqatës ” Jehona e Malësisë” Nora Junçaj ka marë pjesë në emisionin Open Studio në ACTV, me temë roli dhe ndihma e shteteve të origjinës për ruajtjen dhe përforcimin e e patriotizmit në diasporë. Duke iu përgjigjur pyetjes për mënyrën e kontakteve mes diasporës dhe Malësisë, komunikimin institucional dhe shkollave, Nora Junçaj tha: ” Un mendoj që kontakti i diasporës me shtetet e origjinës është themelor, jo vetëm për shtetet e origjinës por dhe për diasporën e sidomos për rininë.” Diaspora jep një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e shkollave shqipe në vendlindje, mbështetjen e aktiviteteve të ndryshme kulturore, dhe mendoj që ky angazhim duhet të vazhdoj dhe më tutje duke mos ndaluar vetëm në manifestimin e 28 Nëntorit por dhe në mbështetje konkrete të rinisë në aktivitetet e tyre si zhvillimin ekonomik, social dhe arsimorë”- tha ndër të tjera Junçaj.

Nora Junçaj ka folur dhe për rolin dhe angazhimin e saj në shoqatën atdhetare ” Jehona e Malësisë”, duke falenderuar jashtëzakonisht themeluesit dhe udhëheqësinë e shoqatës për dhënien e mundësisë që ajo dhe shum të rinj shqiptarë më diasporë të japin kontributin e tyre në ruajtjen e identitetin, kulturës e traditës shqiptare dhe zhvillimin e tyre.

” Jam shum krenare dhe e privilegjuar që jam pjesëmarëse në këtë shoqatë, njëherit dua të falenderoj udhëheqësinë e shoqatës për besimin e dhënë, njëkohësisht dhe të përgjegjsisë si sekretare e shoqatës ” Jehona e Malësisë, duke siguruar që do të bëj më të mirën e mundshme për angazhimin sa më të madh të rinisë në ruajtjen e vlerave dhe zhvillimin e tyre” – theksoi Nora Junçaj.

 

Në këtë emision Nora Juçaj foli dhe për rolin e diasporës dhe komunikimit të saj me institucionet në komunën më të re shqiptare në Malësi, komunën Tuzit e cila tani më po administrohet nga shqiptarët.

 

” Diaspora ka dhënë kontribut të madh në përkrahjen si morale ashtu dhe atë finansiare në mbështetjen e shum projekteve të realizuara në Komunën e Tuzit si ata infrastrukturore, arsimore, kulturore, mbështetje finansiare të studentëve e deri te projektet me vlerë më të madhe kapitale si mbështetje për gjimnazin ” 25 Maji”, shtatorja e Skënderbeut dhe shum projekte të tjera që janë në realizim e sipër. Kam shum besim se në të ardhmen do të vazhdojmë të kontribojmë në këta drejtime gjithmonë duke i shërbyer bashkimit”- tha ndër të tjera Junçaj.

 

Nora Junçaj është një e re që ka lindur në ShBA, por një periudhë ka jetuar dhe në Malësi e cila është kthyer përsëri në Amerikë ku ka vazhduar studimet. Me këtë rast ajo i është qasur temës mbi vështirsitë në arsim.

 

” Mendoj se sa më shum gjuhë që të dijmë e veçmas atë amëtare e cila është vlerë e familjes që na e ka mësuar jo vetëm gjuhën por dhe kulturën e traditën e vendit nga ku vijmë. Këtu ka dhe familje që fëmijët e tyre janë të lind e ritur në Amerikë por me fanatizëm kan ruajtur gjuhën dhe kulturën shqiptare. Mendoj që gabimi i vetëm që bëjnë rinia shqiptare është që mendojnë se duhet të zgjedhin mes integrimit apo ruajtjes së identitetit. Nuk ka integrim më të suksesshëm i cili gjithmonë ka bazë ruajtjen e identitetit. Kemi shum shembuj të rinisë sonë që kan aritur majat e karierës në shtetin Amerikan por dhe që kan ruajtur me shum vullnet identitetin, gjuhën e kulturën shqiptare”- ka pëfunduar Junçaj.

 

Junçaj më tej ka trajtuar dhe temën mbi lidhjet e diasporës me vendilindjen, e cila ka thekuar se dashuria për vendlindjen dhe për të vizituar atë për rininë e cila ka lindur në Amerikë dhe jo vetëm vjen nga familja e cila gjithmonë punon në ruajtjen e kësaj vlere dhe trashëgimin e saj ndër breza.

 

Në fund Juçaj në mesazhin e saj drejturar rinisë shqiptare në diasporë dhe jo vetëm, theks të veçantë vuri në ruajtjen e gjith asaj çka është ndërtuar ndër breza dhe trashigim e e vazhdueshëm të kulturës traditës dhe gjuhës shqipe.

 

” Rinia shqiptare don dhe mundet të jap kontributin e saj në shoqërinë shqiptare si në diasporë dhe në vendlindje por duhet me ju hapur dyert dhe me ju dhënë mundësia, ashtu siç më është dhënë mundësia mua që të jap kontributin tim në shoqatën ” Jehona e Malësisë” për të cilën jam shum falenderuese udhëheqësisë së saj të cilët janë idhtarë dhe mbështetës shum të mëdhenj të rinisë shqiptare” – tha për fund Junçaj.

Author: vizional