Njihuni me pemën që ndryshoi hartën e botës

Njihuni me pemën që ndryshoi hartën e botës

512
0

Nëse udhëtoni thellë në pyjet e Andeve do të ndesheni me një pemë të veçantë.

Ajo arriti të ndryshojë hartën e botës.

Kjo bimë ka frymëzuar historinë për disa shekuj me rradhë dhe ka shpetuar miliona jetë njerëzish.

Pema është e hollë, e gjatë rreth 15m  dhe quhet Cinchona.

Ilaçi i parë anti-malaries në botë u nxor nga lëvorja e kësaj peme – një zbulim që ka ndryshuar hartën e botës për shkak se në mesin e viteve 1850, britanikët  krijuan plantacione në Indinë jugore, ku malarja ishte në kulmin e saj. Canales është një biolog në  Muzeun e Historisë Natyrore të Danimarkës i cili po gjurmon historinë gjenetike të Cinchona. Siç shpjegoi ai, ishte lëvorja e kësaj peme të rrallë që i dha botës ‘kininë;, ilaçi i parë në botë anti-malaries. Dhe ndërsa zbulimi i kininës u mirëprit nga bota me ngazëllim dhe dyshim qindra vjet më parë, javët e fundit, derivatet mjekësore të kësaj peme kanë qenë në qendër të një debati tjetër të nxehtë global . Versione sintetike të kininës – të tilla si klorokina dhe hidroksiklorokina – janë shpallur  të diskutueshme si trajtime të mundshme për koronavirusin e ri.

Sot, kjo pemë, është pema kombëtare e Perusë dhe Ekuadorit.