Njihuni me çiftin që prej 50 vitesh kanë zgjedhur të jetojnë në...

Njihuni me çiftin që prej 50 vitesh kanë zgjedhur të jetojnë në vendin nordik: Larja e rrobave në liqenin e ngrirë e deri te zhytja e kokës në borë…

300
0

Jonna Jinton në kanalin e saj në YouTube ka ndarë me ndjekësit video, që tregon sesi zhvillohet jeta në fshatin e vogël në veri të Suedisë, e ndër tjera tregon sesi është jeta për banorët e atjeshëm duke depërtuar nëpër botë e larë rrobat në liqenin e ngrirë.

Jinton në videot e saj dhe në bllog flet sesi me vetëm 21 vjet vendosi të zhvendoset nga Goteborgu në drejtim të një fshati në veri të Suedisë, ku së bashku me bashkëshortin merret me fotografi dhe përpunimin e stolive, transmeton Telegrafi.

“Bashkëshorti im Johan punon si farkëtar dhe së bashku dizajnojmë stolitë tona që i paketojmë dhe ua dërgojmë blerësve tonë në mbarë botën”, shkruan Jinton në bllogun e saj.

Në kanalin e saj në YouTube, ka mbi 50 vite që tregojnë jetën në një vend ku klima është shumë e ashpër dhe temperaturat janë tejet të ulëta.

Një prej më të shikuarve është ai që tregon “rutinën nordike të mëngjesit” që përfshin larjen në liqenin e ngrirë.

Jinton në video shihet duke u futur në vrimën e hapur, duke qëndruar në ujë të ftohtë – madje e zhyt edhe kokën. E pasi që “freskohet” ajo ndez një zjarr për t’u ngrohur.

Ajo çfarë gjithashtu tërheq vëmendjen është ku shihet sesi rrobat i lanë në liqenin e ngrirë dhe më pas i vendosë për t’u tharë.