Një sulm i rrezikshëm në WhatsApp mund të lejojë ‘vjedhjen’ e bisedave:...

Një sulm i rrezikshëm në WhatsApp mund të lejojë ‘vjedhjen’ e bisedave: Si të mbroheni

615
0

Një sulm i kryer në WhatsApp lejon hakerat të paraqiten si një mik në aplikacion dhe të marrin akses në llogarinë e përdoruesit.

 

Nëse hakeri e arrin këtë, ai mund ta përdorë për të sulmuar njerëz të tjerë, që do të thotë se ky sulm kibernetik nuk dëmton vetëm viktimën, por edhe kontaktet e saj, në mënyrë “zinxhir”.

 

Mbrojtja ndaj këtij sulmi është mjaft e thjeshtë: Mos jepni kurrë “kodin e verifikimit” gjashtë-shifror që WhatsApp do t’ju dërgojë, kur dikush përpiqet të futet në llogarinë tuaj.

 

Për më shumë siguri, aktivizoni “two-factor authentication” (verifikimin me dy hapa), për të qenë edhe më të mbrojtur ndaj çdo lloj sulmi.

 

“Vjedhja” fillon kur një sulmues merr akses apo qasje në një llogari/numër të WhatsApp që ju ka juve (numrin tuaj) si kontakt. Sulmuesi më pas do t’ju dërgojë mesazhe, që duket sikur vijnë nga ai person dhe në pamje të parë, janë shumë normale.

 

Në të njëjtën kohë, megjithatë, mund të merrni një tekst që përmban kodin gjashtë shifror që WhatsApp ju kërkon të vendosni sa herë që përpiqeni të identifikoheni ose të bëni ndryshime në një llogari.

 

Kjo po ndodh sepse sulmuesi po përpiqet fshehurazi të shndërrojë të gjithë njerëzit në listën e kontakteve të viktimës së parë, në një llogari biznesi të WhatsApp.

 

Të dy pjesët e sulmit pastaj bashkohen: Personi që pretendon të jetë shoku juaj do t’ju thotë se kodi që ju erdhi në llogari, ju ka ardhur gabimisht dhe se i duhet atij. Kështu ai do t’ju kërkojë t’i ndihmoni duke i dërguar kodin.

 

Nëse e bëni këtë, sulmi është i suksesshëm, pasi personi fiton qasje në llogarinë tuaj dhe ju e humbni atë. Në atë moment, llogaria juaj do të bëhet një mënyrë tjetër që hakeri të fitojë qasje në më shumë llogari, pasi miqtë tuaj marrin mesazhe që duket se janë nga ju.

 

Asnjëherë nuk është e këshillueshme që në asnjë rrethanë t’i jepni dikujt kodin gjashtë-shifror, edhe pse natyra e hack-imit, mund ta bëjë mesazhin të duket i pafajshëm, sepse supozohet se vjen nga një mik. Ky detaj e bën dhe sulmin pontecialisht të dëmshëm.